Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gati skuadra/Arta Marku del për peshkim me të dështuarit e mëdhenj

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gati skuadra/Arta Marku del për peshkim me të dështuarit e mëdhenj

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka bërë gati skuadrën, dhe vazhdon me ndryshimet dhe lëvizjet në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas shkrirjes së Drejtorisë së Hetimit dhe përfshirjen e saj në atë të Inspektimit, në krye të saj është emëruar Sokol Stojani. Ky prokuror, në kohën kur akuza drejtohej ndaj Ina Rama ka qenë në krye të Drejtorisë së Hetimit.

Drejtoria Gjyqësore do të drejtohet nga Adnand Xholi, Përgjimet dhe Thoma Jano dhe Arqilea Koça atë të Marrëdhënieve me Jashtë.

Të gjithë prokurorët e përzgjedhur nga Arta Marku, kanë  dështuar në e çështjet më të bujshme duke filluar që nga “Azem Hajdari”, “Gërdeci”; “21 Janari”; dhe “Tom Doshi” etj.

Është jo pak e çuditshme kjo zgjedhje e bëra nga ana e kryeprokurores, duke qenë se kjo e fundit po shikohet si njeriu i besuar i amerikaneve.

Përveç të dështuarve në çështjet më të bujshme, një ndër të përzgjedhurit e saj, është edhe prokurori që ka hetuar  çështjen “Tom Doshit”, i vlerësuar jo pak nga ambasada e SHBA-së.

Ndërsa nga ana tjetër, Marku ka urdhëruar edhe lëvizjen nga detyra të disa ekspertëve kontabël dhe punonjës të IT. Ndër kontabilistët e larguar është dhe Greta Dangu, e cila ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku. Për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe mospagim taksash Frroku u dënua me 6 vite burg.

Lëvizjet e Kryeprokurores së përkohshme vijnë pas largimeve të drejtuesve të Prokurorisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kukës dhe Fier. Ndërsa nga këta drejtues janë bërë dhe lëvizje në prokuroritë e rretheve, duke vendosur në krye të seksioneve prokurorë të tjerë. Lëvizjet e Kryeprokurores u kundërshtuan publikisht vetëm nga çifti i prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi. 

Sokol StojaniSokol Stojani ishte njëri prej njerëzve më të rëndësishëm në organin e prokurorisë ti konsideruar si bashkëpunëtori më afërt të ish- prokurores Ina Rama. Pas dorëheqjes ai ka shërbyer në Prokurorinë e Përgjithshme, për hetimin e çështjes “Gërdeci”.  Nga ana tjetër Sokol Stojani ka qenë një nga kryesuesit e çështjes së “21 Janarit”.  

Adnand Xholi

Adnand Xholi

Adnan Xholi ka qenë kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi largimit të Eugen Beçit. Xholi ishte prokurori i çështjes “Doshi”. Ishte i pari prokuror i Republikës  thirri për të dhënë dëshmi mbi një çështje për të cilën mendohet që kishin dijeni, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministrin e Brendshëm, ish-kryeministrin, deputetë e persona të tjerë jo të zakonshëm.

Nëse për shumë prej këtyre politikanëve, parimisht nuk do ishte problem të paraqiteshin nëse drejtësia do t’ua kërkonte, do duhej të kalonin 25 vjet që Sali Berisha, njeriu i politikës që thotë se di gjithçka, që akuzon gjithkënd për çdo gjë dhe s’e ka pasur problem të lëvdojë të njëjtin person që ka sharë pasi ka hedhur lumin, ky personazh pra që më së shumti (dhe fatkeqësisht) ka përkufizuar politikën dhe pushtetin këtë çerek shekulli, të detyrohej të ulej përballë një prokurori

 Xholi erdhi tek Krimet e Rënda pasi më parë ishte Drejtori i Drejtorisë së Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas përfundimit të shkollimit juridik, Xholi ka punuar në detyra nga më të ndryshmet duke filluar nga hetues e ndihmës prokuror në rrethe të ndryshme të vendit, duke marrë vazhdimisht vlerësime për performancën dhe integritetin profesional.

Por në fakt, rezulton se Adnan Xholi është ndër të paktët (mesa dihet) prokurorë shqiptarë të nderuar me certifikatë mirënjohjeje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thoma Jano

Thoma Jano, është nga të vetmit që i kanë mbijetuar furtunave të mëdha politike që kanë trazuar institucionin më të rëndësishëm të akuzës në vend. Jano ka punuar për hetimet që në periudhën e para viteve 1990 ku ka qenë shef i hetuesisë në Krujë.

Në kupolën e Prokurorisë është ngjitur pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës gjatë kohës që institucioni drejtohej nga Arben Rakipi. Fatos Nano, kur ishte kryeministër e afroi në qeveri, duke e emëruar zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve në këtë dikaster të rëndësishëm.

Më pas, edhe në erën “Sollaku” dhe “Ina Rama”, Jano punoi si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Me Adriatik Llallën, Thoma Jano merr një pozicion shumë delikat, pasi punon në sektorin e përgjimeve.

Në këtë post, si prokuror, më shumë se përgjimet ai ka ndjekur ligjshmërinë e aktit të përgjimeve që kryhen nga specialistët e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në tërë periudhën e punës së tij, Jano nuk është i përfolur as për afera e as për çështje të bujshme. Njihet si jurist i shkallës së lartë që e njeh jurisprudencën në mënyrë perfekte. Në të gjithë pozicionet që ka mbajtur, më shumë se punët praktike në çështje të caktuara, Thoma Jano është marrë me jurisprudencën dhe vlerësimin ligjor.

Dhe kjo duket se është pika më e fortë e tij. Nga ana tjetër, një tjetër anë pozitive e Janos është se ka punuar me shumë administrata dhe nuk është përfshirë kurrë në politikë, çka në fakt përbën edhe një pikë thelbësore për integritetin e një kandidati për Kryeprokuror.

Arqile KoçaArqile Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar qysh herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë dhe më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Në kohën kur akuzën e drejtonte Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Arqile Koçka ka qenë anëtarë i Këshillit të Prokurorisë për tre vite nga 2005 deri në vitin 2008, kur i mbaroi mandati.

Prokurori Arqile Koça, ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Nga viti 2013  ai drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikëqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit.

Ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen Gërdeci si dhe pjesë e grupit hetimor për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Tashmë Koça kërkon të rikthehet sërish në Prokurorinë e Përgjithshme, jo në këshill, por në krye të saj. TIRANA TODAY

Tags: Arta MarkuDeldështuaritgatimëdhenjpeshkimskuadra

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Spalletti: Rafinha na ndihmon, por tani ka nevojë për ndihmë

Spalletti: Rafinha na ndihmon, por tani ka nevojë për ndihmë

Ismail Qemali, “Skënderbeu i dytë” i shqiptarëve

Ismail Qemali, “Skënderbeu i dytë” i shqiptarëve

BE-ja e paaftë të zbojë Rusinë nga Ballkani

BE-ja e paaftë të zbojë Rusinë nga Ballkani







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com