Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic urdhëron ushtrinë serbe të jetë në gadishmëri të plotë të luftimit. Lajmi i është konfirmuar Tanjug nga komandanti suprem i ushtrisë serbe.
Njësitet Policore ROSU gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po fillonte protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi.
Pas raportimit se ROSU-ja ka rrethuar Ujmanin, ndonëse nuk kishte asnjë shenjë destabilizuese, media të afërta me Presidentin njoftuan se Thaçi gjendet në Veri.
Ndërsa protesta e VV’së, me slloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, fillon në orën 14:00, ndërsa qytetarë nga e gjithë Kosova kanë dalë në sheshet e Prishtinës.
Protestën e Vetëvendosjes e përkrahin edhe deputetë të LDK’së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.