Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Gati ligji, jepen me koncesion edhe objektet e trashëgimisë kulturore

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Gati ligji, jepen me koncesion edhe objektet e trashëgimisë kulturore

Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk i kanë shpëtuar formulës së partneriteteve publike private, që po shtrihet në çdo sektor.

Në Kuvend ka mbërritur projektligji “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i cili  ka nisur përgatitjet që në vitin 2014 dhe sanksionon ndër të tjera edhe mënyrën se si do të aplikohen koncesionet në këtë fushë.

Pasuritë e paluajtshme kulturore në administrim të institucioneve qendrore ose vendore mund të jepen në përdorim, për qëllim rijetëzimi, për funksione administrative e social-kulturore, me kusht që projekti i rijetëzimit të mos dëmtojë vlerën e pasurisë kulturore.

“Miratimi dhe zbatimi i projekteve të rijetëzimit të pasurive të paluajtshme kulturore duhet të respektojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës së pasurisë kulturore, termat dhe kushtet për kryerjen e konservimit të integruar. Pasuritë kulturore në pronësi private jepen në përdorim me qëllim rijetëzimi pas marrjes së miratimit paraprak nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore,” thuhet në nenin 182 të draftligjit që i takon seksionit dy ku përcaktohet partneriteti publik privat në fushën e trashëgimisë kulturore.

Por, çfarë mund të jetë objekt rijetësimi që i kalohet privatit?

Sipas ligjit objekt rijetëzimi mund të jetë një pasuri kulturore, një grup pasurish kulturore ose pjesë të veçanta të tyre që nuk përbëjnë, në tërësinë e tyre, një njësi territoriale të regjistruar si trashëgimi kulturore. Për pasuritë me rëndësi universale, sipas parashikimeve të këtij ligji, njësi territoriale e regjistruar si trashëgimi kulturore janë pasuritë sipas listës botërore të pasurive kulturore të UNESCO-s.

Koncesionet parashikohen që të kenë një afat 20-vjeçar dhe me të drejtë rinovimi të kontratës vetëm një herë nëse subjekti ka qenë i rregullt në zbatimin e kontratës së parë.

Përjashtimet nga PPP

Sipas draft ligjit janë disa kategori që përjashtohen nga procesi i rijetëzimit që nënkupton partneritetet publike private  të tilla mund të jenë tërësia e njësisë territoriale, e regjistruar si pasuri kulturore me rëndësi universale, sipas përcaktimit të saj në listën e pasurive botërore të UNESCO-s, tërësia e njësisë territoriale, e regjistruar si pasuri kulturore “me rëndësi kombëtare”, përveç atyre të përcaktuara me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, rezervat arkeologjike apo pjesët prej tyre, përveç atyre që përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, pasuritë kulturore me rëndësi fetare, shkruan Monitor.al.

Ndërtime brenda zonave të dhëna me koncesion

Drafti i depozituar në Kuvend për trashëgiminë kulturore dhe muzetë përcakton edhe rastet kur lejohen ndërtime brenda zonave të dhëna tek privatët për rijetëzim.

“Në rast se subjekti kërkues do të ndërtojë infrastrukturën përkatëse, ndërtesa dhe instalime ndihmëse në zonat e lira të zbulimeve arkeologjike brenda zonës së mbështetur, kontrata duhet të përcaktojë kushtet teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture,” thuhet në projektligj.

Tags: koncesionligjiobjektettrashegimi kulturore

TË LIDHURA

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki
Aktualitet

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki

21:35 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Next Post
Trump ka probleme shëndetësore? Mënyra se si pi ujë ngre dyshime

Trump ka probleme shëndetësore? Mënyra se si pi ujë ngre dyshime

“Shanse lufte” me Korenë e Veriut, SHBA: Të gjitha opsionet janë në tryezë

“Shanse lufte” me Korenë e Veriut, SHBA: Të gjitha opsionet janë në tryezë

Kryeministri Rama merr edhe lejet e ndërtimit

Kryeministri Rama merr edhe lejet e ndërtimit







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki
Aktualitet

Kryebashkiaku i Rrogozhinës punëson gjithë fisin në bashki

by mirseda
21:35 | 10/10/2025
0

Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga...

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

21:21 | 10/10/2025
Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

20:13 | 10/10/2025
Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com