Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gara presidenciale/Blerim Reka: Ka ardhur koha për president shqiptar

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Gara presidenciale/Blerim Reka: Ka ardhur koha për president shqiptar

Ka nisur gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka ka prezantuar fushatën e tij në Strugë. Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka u shpreh se në Strugë do të lindë një fenomen politik i cili ka munguar tek shqiptarët.

“Sot nga kjo sallë shoh se Struga do të lindë edhe një fenomen të munguar politik tek shqiptarët, do të lidhë besën për besëlidhjen shqiptare. A ka argument më të fortë se sot po ndodhë besëlidhja shqiptare, e kemi kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kemi kryetarin e Aleancës Shqiptare, Ziadin Sela.

Dhe këto dy fjalë kaq të bukura shqipe, besa dhe lidhja krijojnë besëlidhjen për kandidat shqiptar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Reka.

Pjesëmarrja kaq e madhe në këtë fushatë janë treguesi më i mirë se tashmë ka ardhur koha për president shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tha kandidati për president Reka.

“E rëndësishme është prania juaj kaq masive, që është demanti më i mirë i atyre që janë disa metra larg neve dhe po mundohen të na bindin se nuk është koha për president shqiptar. Po, po… ka ardhur koha për president shqiptar, bile jemi vonuar shumë. Ne nuk jemi numra dhe statistika, ne nuk jemi 20%, ne jemi kombi më i vjetër në Ballkan”, është shprehur ai.

Po mundohen që këtë fushatë të na e kthejnë kundër, por nuk do të munden sepse kandidatura e Rekës ndihmon shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, tha lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. “Dikush mundohet që kësaj fushate të pastër si loti t’i japë nuanca të tjera me përkrahjen e kandidaturës së prof. Blerim Rekës, pa as edhe një qëllim dhe pa as edhe një prapavijë, pra kemi dashakëqijtë që punojnë për t’u dukur ndryshe.

A e dini se kujt i ndihmon kandidatura e Rekës? Shqiptarëve në Maqedoni, fëmijëve, fuqizimit të votës shqiptare por edhe atyre që sot nuk janë në mesin tonë dhe mundohen që të përkrahin një kandidat i cili nuk është i yni, nuk flet shqip, nuk është shqiptar dhe ai do të përballet me përbuzje nga shqiptarët me 21 prill”, u shprehë Sela.

Po ashtu, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, është shprehur se me votimin e Blerim Rekës, shqiptarët do ta ruajnë nderin e shqiptarisë në Maqedoni. “Struganë, jemi sot këtu që t’ju tregojmë edhe atyre edhe krejt shqiptarëve se shqiptari është me dinjitet, se shqiptari e ka krenarinë e vetë, se shqiptari nuk do ta votojë Stevo Pendarovskin. Shqiptari me 21 prill do të votojë numrin 1, do te votojë Blerim Rekën sepse shqiptari do të ruajë nderin e shqiptarisë në Maqedoni”, deklaroi Kasami.

Tags: blerim rekaZgjedhjet

TË LIDHURA

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Next Post
Edicioni informativ i datës 2 mars 2019, në “Tirana Today”

Basha: S’do ndalemi për të varrosur fenomenin Rama

Kosta tradhtohet nga nervat, fyen rëndë arbitrin

Kosta tradhtohet nga nervat, fyen rëndë arbitrin

Korçë/35-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

Korçë/35-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com