pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalsafirbetmatbet girişherabetcasibomherabetherabetcasibombetistpusulabetbetvoleholiganbetholiganbetgrandpashabetbetgit girişbetgitcratosroyalbet girişcratosroyalbettambet girişgrandpashabetbetbey giriştambetgameofbet girişbetbeyjojobet girişgameofbetradissonbet bonusjojobetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetradissonbetbetistonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomsuperbetinholiganbethititbetpusulabetcasibommatbetgrandpashabetjojobetcasibomcratosroyalbetbetvolejojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişMatbet jojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gara mes Kinës, Rusisë dhe SHBA-së për Rendin e Ri Botëror

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Dmitri Trenin, “Carnegie Moscow Center”

Shtetet e Bashkuara, kanë hyrë kohët e fundit në një periudhë rivaliteti të fuqishëm me Kinën, dhe përplasje me Rusinë. Rritja e Kinës dhe Rusisë, ka fituar njëkohësisht cilësinë e një “entente”: një afrimi thelbësor të pikëpamjeve mbi botën, dhe koordinim i ngushtë i politikave, edhe duke mos pasur një aleancë formale.

Ky riorganizim, vjen për shkak të pamundësisë për të ndërtuar një rend botëror gjithëpërfshirës, që të akomodojë të gjithë lojtarët kryesorë të pas Luftës së Ftohtë. Ajo tregon ndërkohë kufijtë e dominimit nga një fuqi e vetme – Pax Americana – që mund të zgjaste vetëm për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara të mbetën të gatshme të mbajnë barrën e lidershipit të botës, dhe që aktorët e tjerë kryesorë e pranonin hegjemoninë e saj.

Norma historike e konkurrencës midis fuqive të mëdha, është rikthyer. Rivalitetet SHBA-Kinë, dhe SHBA-Rusi, do të rriten ndoshta më shumë derisa të krijohet një ekuilibër i ri. Si rivalitetet ashtu edhe aleancat janë shumë asimetrike. Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, kanë aftësi dhe burime shumë të ndryshme.

Ato i përkasin të njëjtës kategori vetëm në një kuptim – janë që të treja lojtaret më të fuqishme ushtarake dhe gjeopolitike në botë, ndërveprimet e të cilëve ndikojnë shumë në rendin strategjik global. Secili vend ka axhendën, objektivat, strategjitë dhe taktikat e veta. Ky është një model i ri marrëdhëniesh, të ndryshme nga epoka e Luftës së Ftohtë, dhe nga rivalitetet evropiane të shekujve XVIII-XIX.

Tani që dominimi i saj nuk është më i qëndrueshëm, Shtetet e Bashkuara, synojnë të ruajnë rëndësinë e tyre globale. Uashingtoni e sheh Pekinin si rivalin e tij kryesor, si të aftë për ta kaluar atë ekonomikisht dhe potencialisht edhe në rrafshin teknologjik, ndërsa e sheh në thelb Moskën si një sfidante me ambicie të mëdha.

Por, Shtetet e Bashkuara sapo kanë nisur një debat të brendshëm mbi rolin e ardhshëm botëror, dhe qëllimet e politikës së jashtme. Në këtë pikë është e qartë një gjë: që të vazhdojë të jetë konkurruese, Shtetet e Bashkuara do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje bazës së saj të brendshme, dhe të kërkojë më shumë nga aleatët e saj.

Kina po punon për të vazhduar ngjitjen e saj globale, edhe pse fokusi i saj kryesor vazhdon të jetë në zhvillimin e brendshëm, dhe mbi të gjitha në ruajtjen e rendit politik dhe shoqëror. Prania dhe ndikimi global i Kinës po zgjerohet. Megjithëse Pekini është ende i përmbajtur, për shkak të eksperiencës së pamjaftueshme në shumë rajone, dhe faktit që forcat e saj të armatosura nuk janë testuar në beteja.

Strategjia e Kinës, synon me gjasë të rrisë peshën e Pekinit në sistemin ndërkombëtar, duke zhvendosur gradualisht Shtetet e Bashkuara nga pozitat e saj udhëheqëse. Marrëdhëniet me Rusinë, i shërbejnë Kinës për të siguruar një aleancë të qëndrueshme gjeopolitike, dhe një rrjedhë të burimeve, nga energjia në teknologjinë ushtarake.

Rusia po përpiqet të konsolidojë statusin e saj të sapo-restauruar si një fuqi e madhe, megjithëse në një shkallë më të vogël, krahasuar me periudhën sovjetike dhe atë perandorake. Moska nuk po konkurron për lidership global me Uashingtonin, dhe as për dominim kontinental me Pekinin. Përkundrazi, Moska synon të ruajë sovranitetin e saj gjeopolitik dhe të sigurisë, përballë Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në të ardhmen e afërt, Moska do e konsiderojë Uashingtonin si kundërshtarin e saj kryesorë, dhe Pekinin si partnerin e saj kryesorë.

Por, ajo është e kujdesshme, që të mos bëhet tepër e varur nga kjo e fundit. Administrata e Donald Trumpit, është duke ndjekur një kurs shumë të hapur të presionit ndaj Kinës dhe Rusisë, si dy rivalët kryesorë të Shteteve të Bashkuara. Ky qëndrim është i pazakontë – në të kaluarën Uashingtoni ka shmangur shtytjen e Pekinit dhe Moskës, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.

Largimi nga praktikat tradicionale, mund të shpjegohet me përçmimin e përgjithshëm që SHBA-ja ka lidhur me Rusinë; besimin se edhe Kina e ndan fshehurazi këtë përbuzje; dhe nga përllogaritja amerikane, se dallimet midis Kinës dhe Rusisë janë shumë serioze dhe të thella, për të mundësuar ndërtimin e një blloku të fortë anti-SHBA.

Në fund, argumenton kjo teori, Rusia do ta braktiste Kinën, ose sepse shumica e mundësive për zhvillimin e saj shtrihet në Perëndim, ose për shkak se me kalimin e kohës një Kinë e inkurajuar, do të fillojë ta trajtojë Rusinë si një shtet kontribues, diçka që nuk do të tolerohet nga rusët.

Kjo përllogaritje, është pjesërisht e mbështetur nga zhvillimet e fundit.

Pas vitit 2014, Kina shfrytëzoi mundësinë për të mbështetur Rusinë, e cila u gjend nën sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja. Pekini ishte padyshim i vetëdijshëm për rolin e tij më të madh në marrëdhëniet ekonomike me Shtetet e Bashkuara, dhe ndoshta edhe i pasigurtë, nëse do të ishte në gjendje të menaxhonte me sukses shumë afër një marrëdhënie me Rusinë.

Lidhjet dypalëshe u forcuan me Kinën, që u dha qasje kompanive ruse të energjisë në tregun kinez, në këmbim të qasjes së Kinës në depozitat energjetike të Rusisë. Ushtria Çlirimtare e Popullit kinez, fitoi gjithashtu qasje në teknologjinë më të avancuar ushtarake ruse, dhe sot mes dy vendeve ka më shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe koordinim diplomatik.

Por, ish blloku i Moskë-Pekin nuk është ringjallur. Megjithatë, qëndrimi i përgjithshëm gjeopolitik i Rusisë, ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit. Përpjekja e Rusisë për t’u integruar me Perëndimin, i përket tashmë historisë. Si pjesë e botës jo-perëndimore, Rusia nuk do t’i bashkohet Kinës, por as nuk do të ndihmojë që Shtetet e Bashkuara të merren me rritjen e Kinës. Moska ndoshta do të përfitonte nga Pekini, duke vazhduar të largohet nga pozicionet e Uashingtonit në fusha të ndryshme.

Rusia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kinën në ndërtimin e një rendi kontinental në Euroazinë e Madhe, që përjashton qartazi Shtetet e Bashkuara. Natyrisht, Kina dhe Rusia kanë arsye të mjaftueshme për të bashkëpunuar mes tyre, edhe pa faktorin amerikan, por presioni i Uashingtonit i sjell ata edhe më pranë njëri-tjetrit.

Moska dhe Pekini, do të vazhdojnë të kenë dallimet e tyre, dhe ato nuk janë krejtësisht të lira nga frikërat e ndërsjellta, por gjasat e një përplasjeje mes Kinës dhe Rusisë mbi këto dallime, po minimizohen nga politika amerikane e kontrollit të dyfishtë. Ironikisht kjo politikë, ka qetësuar edhe elitat e të dy vendeve nga dyshimet e vazhdueshme, se Shtetet e Bashkuara mund të ndërtojnë një lidhje me Kinën ose Rusinë, në kurriz të tjetrës.

Shënim: Dmitri Trenin, është drejtor i Qendrës Carnegie Moscow. Ai drejton gjithashtu këshillin kërkimor dhe Programin e Politikave të Jashtme dhe të Sigurisë.

TË LIDHURA

Të Gjitha

Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten seancat

11:38 | 15/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Next Post

Vjen ndryshimi historik, si të siguroni një vend pune në Gjermani

Refuzoi foton me Ilir Metën?! Vuçiç zbulon arsyen

Tabelat në Finiq sërish kthehen në problem, grekët i rrëzojnë gjatë natës







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Situata në spitale, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

by mirseda
15:27 | 15/06/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me ministren e...

Araghchi: SHBA përgjegjëse për ndalimin e luftës në Liban

15:16 | 15/06/2026

Dosja “Veliaj”/ Seanca për 11 të pandehurit, shtyhen konkluzionet e mbrojtjes për Fatjon Baçin,

14:31 | 15/06/2026

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

14:11 | 15/06/2026

GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, u ekstradua nga Spanja dy ditë më parë

14:08 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com