Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gara e shfrenuar e fantazisë për “shpjegimin” e dorëheqjes së Xhafës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Astrit Patozi: PD në zhytje të thellë, Basha merret me lojëra

Nga Astrit Patozi/ Më pyeti një mik sot se pse e kishte dhënë dorëheqjen Fatmir Xhafa. I thashë, aty për aty, se nuk e dija dhe se nuk më interesonte shumë. Por ai nuk më ndahej dhe e donte patjetër një shpjegim. Për të shpëtuar i kërkova që të lexonte reagimin e opozitës zyrtare, sepse, me logjikë, ai duhet të ishte më afër të së vërtetës.

I kam parë, më tha, por më kanë ngatërruar më shumë. Se nuk gjen dot dy udhëheqës që ta interpretojnë njësoj. Madje ka midis tyre, që ndryshe thonë në mëngjes, e ndryshe në drekë, sepse darka nuk ka ardhur akoma.

Njëri thotë se u sakrifikua për të shpëtuar “Xhuxhin”, tjetri thotë nga frika e Saimir Tahirit, që do të dilte në konferencë shtypi. Pastaj të tjerë e lidhin me vetë karrigen e Edi Ramës, i cili e bëri të gjithën për të mbrojtur veten, por që nuk ka për t’ia arritur kurrë qëllimit. Pastaj del dikush e thotë se po flitet se Xhafa është regjistruar në një aferë pasioni, por në fakt ka plasur një konflikt i egër mes dy klaneve mafioze në qeveri.

Jam i sigurt, që pas gjithë këtij bombardimi shpjegimesh, shumë njerëz të opozitës janë futur në dilemën, nëse tani Fatmir Xhafën duhet ta çmojnë si personazh pozitiv apo negativ. Dhe nuk kanë faj.

Po të kishin dalë nga socialistët apo nga shtypi i majtë të gjitha këto versione, do të mendoja, pa një e pa dy, se i sajon vetë Edi Rama, që ta sfumonte sa më shumë të vërtetën dhe peshën politike të kësaj historie. Por është e qartë që “krismat” nuk vijnë prej andej dhe kjo e bën më të pazgjidhshëm lëmshin.

Ndaj i thashë mikut se ishte i lirë të zgjidhte variantin që i dukej më interesant. Tek e fundit, kudo që ta vinte gishtin, ai do kishte më pak përgjegjësi për këtë garë të çuditshme fantazie, se sa ata që nuk i linin radhë njëri-tjetrit, si të bëhej fjalë për interpretim ëndrrash, e jo për një moment të rëndësishëm politik.

Kurse unë për vete nuk ngutem që të kem një mendim timin për dorëheqjen e Xhafës. Por do të pres ditën që do të na dalë ndonjë përgjim edhe për këtë çështje, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe. U bënë ca kohë në këtë vend që asnjë fenomen nuk shpjegohet dot pa ndihmën e përgjimeve dhe sikur u mësuam me këtë praktikë.

Tags: “shpjegimin”e dorëheqjese fantazisëe shfrenuargaraXhafës

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Salah-Shaqiri dyshe ‘ëndrrash’, shqiptari shënon në fitoren e Liverpool (Video)

Salah-Shaqiri dyshe ‘ëndrrash’, shqiptari shënon në fitoren e Liverpool (Video)

“Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, policia do ti “nxijë” jetën!”

Xhafaj: Sfidoj opozitën, vërtetoni akuzat tani që s’jam ministër

Kundërsulm dhe finalizim perfekt, Empoli ‘fik’ Juventusin (Video)

Kundërsulm dhe finalizim perfekt, Empoli ‘fik’ Juventusin (Video)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com