Në ditën e tij të parë në postin e kryeministrit të Mbretësrisë së Bashkuar, Boris Johnson duket të ketë bërë një gafë të pafalshme.
Johnson ka zbuluar një shaka të mbretëreshës në takimin solemn në Buckingham Palace, ku u zyrtarizua detyra e tij ditën e djeshme. Edhe pse mund të duket si një parregullsi e vogël, në Mbretërinë e Bashkuar ky veprim përfaqëson një shkelje të protokollit.
Sipas protokollit, përmbajtja e bisedave mes sovranit dhe kryeministrave mbetet gjithmonë sekret, por që Johnson nuk e mbajti një sekret të tillë. Sipas mediave, mbretëresha Elizabeth II kishte bërë shaka me Boris Johnson për çështjen e postit të kryeministrit.
”Pse të gjithë duan të bëhen kryeministra?”, ishte shakaja e mbretëreshës, shaka që duhej të mbahej gjithsesi sekret, por që kryeministri britanik nuk e bëri një gjë të tillë.