Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Gabimi i FSHF-së që “shkatërroi” garën në Superiore

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Klubet shqiptare kanë probleme financiare dhe për këtë arsye disa prej tyre edhe nëse arrinin në renditje nuk do të mund të merrnin pjesë në Europë. FSHF i kishte njoftuar rreth një muaj më parë ekipet që nuk i plotësonin kriteret për të marrë licencimin përkatës. Kjo ka ndikuar në paraqitjen e skuadrave në fushën e lojës dhe në impenjimin e tyre, ndonëse FSHF shprehet në njoftimin e saj se nuk ka lajmëruar rivalet për përfundimin, thjesht i ka dhënë çdo ekipi vlerësimin e tij.

Flamurtari ishte një ndër pretendentët këtë sezon për të arritur Europën, por çuditërisht në 6 javët e fundit ka marrë vetëm dy pikë dhe në këtë situatë kaotike mund të ketë ndikuar edhe mosdhënia e licencës. Pasi në momentin kur doli vendimi, Flamurtari ishte 4 pikë larg vendit të tretë. Pavarësisht apelimit që bënë vlonjatët, FSHF nuk u dha licencën europiane, ashtu si edhe Vllaznisë, Kamzës e Lushnjës, të gjithëve për arsye të ndryshme në rregullore.

Kjo ka ndikuar edhe në formën që ka treguar Kamza në javët e fundit, pasi nuk kishte më interes për të kapur ekipet që renditeshin para saj, por thjesht të ruante objektivin e mbijetesës. Pasi kamzalinjtë e dinin që nuk përmbushnin kriteret për pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare.

Ky informacion i nxjerrë në një moment të gabuar nga FSHF padyshim që ka ndikuar në formën e skuadrave, në atë që kanë dhënë në fushën e lojës. Pasi synimi i çdo ekipi në Superligë është pjesëmarrja në kupat e Europës, nga e cila mund të mbushin edhe arkat e klubit dhe në rast se kjo do të ishte e paarritshme, atëherë nuk kanë arsye për të zhvilluar një garë të fortë.

NJOFTIMI I FSHF

Departamenti i Liçensimit në FSHF  njofton opinionin sportiv se ka përfunduar Procesi i liçensimit të klubeve të cilat aplikuan për të marrë një Liçensë për pjesëmarrje në kompeticionet Europiane (Sezoni 2018/19).

Në lidhje me sistemin e liçensimit:

Duke pasur parasysh situatën e Liçensimit të klubeve për vitin qe kaloi (Këtu i referohemi rastit te KF Tirana) fillimi i procesit të liçensimit të klubeve (Dhjetor 2017) sivjet i parapriu  emërimi nga ana e komitetit ekzekutiv të FSHF të kompanisë “Auditing Partners”, si eksperte në Kriterin Financiar.

Gjatë gjithë periudhës së procesit te Licensimit, deri në 31 Mars, kohë kur përfundoi procesi, Kompania “Auditing Partners” ndihmoi dhe kontrolloi të gjithë klubet aplikante për përmirësimin e dokumentacionit financiar të tyre.

Në përfundim të procesit të liçensimit të  dhjetë klubet e Kategorisë Superiore paraqitën në sektorin e Liçensimit në FSHF , brenda afateve të parashikuara në rregullore, gjithë dokumentacionin e nevojshëm. ( Kriterin Sportiv, Kriterin e Infrastrukturës,  Kriterin e Administratës & Personelit, Kriterin Ligjor, brenda 28 Shkurtit 2018 dhe  Kriterin Financiar brenda 31 Marsit 2018 që përkon me datën e mbylljes së vitit kalendarik ekonomik.).

Dosjet me materialet përkatëse ju dërguan ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët pasi bënë verifikimet e të gjithë dokumenteve, paraqitën në sektorin e liçensimit raportet përfundimtare për secilin klub aplikant, në lidhje me plotësimin apo mosplotësimin e kritereve.

Komisioni i Liçensimit të klubeve i mbledhur në datë 23 Prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionet e paraqitura nga ekspertët e kritereve, vendosi ti japë Liçensën për të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2018/19 klubeve :

KF Skënderbeu
FK Kukësi
KF Luftëtari
KF Laci
FK Partizani
KF Teuta

Komisioni i Liçensimit te Klubeve vendosi të Refuzoj dhënien e Licensës (për mospërmbushje të Kriterit Financiar klubeve:

FC Flamurtari
KF Vllaznia
FK Kamza
KF Lushnja

Të gjitha Vendimet ju bënë të njohura klubeve aplikante (duke ruajtur edhe konfidencialitetin ndërmjet tyre).

Brenda afateve të parashikuara në rregullore, klubi “FC Flamurtari” e apeloi vendimin e Komisionit të Liçensimit për Refuzimin e Liçensës në Komisionin e Apelit për Liçensimint e klubeve.

Komisioni i Apelit i mbledhur në datën 30 Prill 2018, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga ana e sektorit të Liçensimit te Klubeve si dhe të dokumentave shtesë të paraqitura nga “FC Flamurtari” vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Liçensimit të Klubeve, pra Refuzimin e Liçensës për FC Flamurtari për të marrë pjesë në garat europiane në sezonin 2018/19.

Ky vendim ju bë i njohur edhe FC Flamurtari (gjithnjë duke ruajtur konfidencialitetin me klubet e tjera).

Ju bëjmë me dije se arsyeja për të cilën këto vendime të marra nga Komisionet e Liçensimit të klubeve nuk janë bërë publike deri tani, është vetëm ruajtja e integritetit dhe pastërtisë së garës (pasi nqs ndonjë nga vendimet e këtyre Komisioneve do të bëhej publike atëherë mendojmë se gara mund të prishej).

Tags: FSHF-sëgabimigarënshkatërroiSuperiore

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

Fjalët prekëse të vëllait të Strakoshës: Disa i fiton, disa i humbet. More Injeksione...

Dieta kineze ju dobëson në kohë rekord

Berlusconi ngacmon para mediave vajzën e kolegut të tij (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com