Është shuar në moshën 66-vjeçare ish-futbollisti Vasillaq Zëri. I ndjeri, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila dhe i mori jetën.
Vasillaq Zëri ka luajtur me Kombëtaren, Shkëndijën dhe Dinamon, dhe është nderuar nga FSHF me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”.
Ai është konsideruar një nga lojtarët më të mirë ofensivë që ka patur futbolli shqiptar.