Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Futbolli: Pse goditjet me kokë duhet të ndalohen deri në moshën 18 vjeç

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Futbolli: Pse goditjet me kokë duhet të ndalohen deri në moshën 18 vjeç

Kambanat e alarmit po bien në sport për shkak të rrezikut nga një grup sëmundjesh kronike, neuro-degjenerative, të kuptuara zakonisht si demenca. Ka një numër gjithnjë e më të madh provash, se goditjet e vogla por të përsëritura që pëson truri brenda kafkës e shkaktojnë këtë sëmundje.

Gjithnjë e më shumë lojtarë të njohur nga kombëtarja angleze që fitoi Kupën e Botës në futboll në vitin 1966, po preken nga demenca dhe përgjegjës është pikërisht futbollit. Tani ekspertët thonë se është koha të ndalen goditjet e topit me kokë deri sa të rinjtë të mbushin moshën 18 vjeç, dhe që atëherë e tutje ata duhet të monitorohet nga afër.

Pra nuk janë vetëm përplasjet e mëdha gjatë lojës, ato që i nxjerrin lojtarët jashtë fushës apo në spital, ato që duket se po e shkaktojnë këtë sëmundje. Përkundrazi janë përplasjet e vogla, të përditshme. Studimet e fundit, kanë zbuluar se një formë e veçantë e demencës (e njohur si encefalopati kronike traumatike ose CTE ) duket se ekziston vetëm midis atyre që si pjesë e aktiviteteve të përditshme kryejnë sulme të rregullta ndaj trurit.

Sëmundja CTE është trajtuar në një dokumentar mbi historinë e lojtarit të futbollit amerikan, Aron Hernandez. Në fakt, hulumtimet e fundit mbi futbollin amerikan kanë treguar që 3 vite e gjysmë aktivitet dyfishon shanset e prekjes nga demenca.

Xhef Astëll, pjesëtar i kombëtares angleze në botërorin e vitit 1970, u bë futbollisti i parë britanik që u konfirmua se kishte vdekur nga CTE. Edhe pse u klasifikua si një dëmtim industrial, familja e tij kishte pretenduar prej kohësh se faji ishte goditja e topit me kokë.

Por vetëm kur heronjtë e botërorit të vitit 1966, nisën të diagnostikoheshin me demencë, kjo çështje tërhoqi vëmendjen e botë së futbollit.

Kjo lidhje nuk mund të cilësohet vetëm si pasojë e topave të dikurshëm të rëndë, që pretendohen se janë zëvendësuar me topa më të lehtë vitet e fundit. Por ky është një mit, pasi si topat e vjetër ashtu edhe ata të rinj peshojnë 400-450 gramë. Dhe ndërsa topat më të vjetër rëndoheshin kur lageshin në shi, ata lëviznin më ngadalë dhe kishin më pak të ngjarë të goditeshin në lartësinë e kokës gjatë lojës.

Studimet e fundit tregojnë se gjuajtjet me kokë, qoftë edhe vetëm 20 herë në stërvitje, shkaktojnë ndryshime të menjëhershme dhe të matshme në funksionimin e trurit. Këto rezultate janë konfirmuar në studime të tjera, dhe janë në përputhje edhe me kërkimet mbi ndikimet e përsëritura që ndodhin nga sportet e tjera të tilla si garat e çiklizimit në mal.

Edhe me shqetësues është fakti që në një studim të gjerë mbi ish-futbollistët profesionistë në Skoci, ata kishin më shumë gjasa që të merrnin ilaçe për demencën dhe të vdisnin nga ajo, dhe kishin një rritje prej 500 për qind të rasteve të Alzheimerit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.

Këto zbulime e shtuan presionin ndaj Federatës Angleze të Futbollit për të ndryshuar rregullat në futbollin e të rinjve. Në shkurtin e këtij viti, FA e mohoi shkakun e drejtpërdrejtë të sëmundjes dhe goditjeve të topit me kokë, por ndoqi atë që SHBA ka bërë 5 vjet më parë, duke ndryshuar udhëzimet e saj në lidhje me goditjen e topit me kokë.

Udhëzimet aktuale nuk i ndalojnë fëmijët që të godasin topin më kokë gjatë ndeshjes, por e ndalojnë goditjen e topit me kokë gjatë stërvitjes për fëmijët më pak se 12 vjeç. Por ekspertët thonë se këto masa janë të pamjaftueshme.

Një fushatë e re, e quajtur “Mjaft është Mjaft” ka nisur këtë muaj dhe bën thirrje për ndërhyrje radikale në këtë aspekt. Ajo është mbështetur nga ish-kapitenët e kombëtares angleze, Uejn Runi dhe Dejvid Bekam.

Synimi kryesor i kësaj nisme është të mbrojë lojtarët profesionistë nga demenca, duke e kufizuar goditjet e topit me kokë gjatë stërvitjes në jo më shumë se 20 herë në çdo seancë trajnimi me të paktën 48 orë distancë midis seancave stërvitore që përfshijnë goditjet me kokë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/football-and-dementia-heading-must-be-banned-until-the-age-of-18-150575

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: demencafutbollgoditje me koketop”

TË LIDHURA

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli
Sport

Dita Ndërkombëtare e Aftësive të Kufizuara: FSHF dhe SHRFT zhvillojnë aktivitet futbolli

17:57 | 04/12/2025
Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit
Sport

Shqipëria mban vëmendjen në Washington, çfarë duhet të dini për shortin e botërorit

16:15 | 04/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Next Post
”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

''Mund të ruhet në temperatura -2 gradë''/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

''Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma''/ Intervista e fundit e Maradonës

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme
Politikë

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

by mirseda
08:43 | 05/12/2025
0

Këtë të premte do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, për kalimin...

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com