Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fushata zgjedhore europiane – po a ka vërtet fushatë?

Nga Bernd Riegert

Zgjedhjet për Parlamentin Europian nuk janë ndonjë temë që i prek thellë zemrat e publikut të BE. Vetëm 43% e 445 milionë qytetarëve dhanë votën e tyre në vitin 2014 për Parlamentin Europian. Edhe kësaj here nuk pritet ndonjë pjesëmarrje më e lartë, thonë ekspertët. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë vazhdimisht që nga viti 1979, nga zgjedhjet e para direkte për Parlamentin Europian.

Secili për vete

Mobilizimi i votueseve dhe votuesve për Europën duket se nuk është i lehtë. Po ashtu në 28 vendet anëtare nuk zhvillohet një fushatë e njësuar ashtu si edhe partitë nuk janë njësoj. Në të gjitha 28 vendet anëtare secili lufton për vete, sepse votimi bëhet sigurisht në bazë të rregullave kombëtare. Nuk ka një ligj europian votimi. Kandidatin kryesor të partive popullore europiane, Manfred Weber mund vërtet ta votosh vetëm në Gjermani, sepse qytetari me shtetësi gjermane, Weber mund të kandidojë vetëm në Gjermani. Madje edhe në Gjermani, vetëm një çerekut të të anketuarve i thotë diçka emri Manfred Weber. Pllakate të njëjta në Europë, sllogane zgjedhore njësoj, dhe spote televizive, siç shihen në zgjedhjet për parlamentet e vendeve zor se gjen. Më 15 Maj do të jepet i vetmi debat televiziv i kandidatëve kryesorë për postin e presidentit të Komisionit Europian, i cili organizohet nga televizionet publike në BE. Por as ky debat nuk jepet kudo drejtpërdrejt.

Vetëm në pak shtete anëtare, – Itali, Francë, Gjermani, Holandë, – takohen kandidatët e partive europiane në debate përballë njëri-tjetrit. Dueli i parë nga dy duele në Gjermani mes kandidatit Manfred Weber nga PPE dhe holandezit Frans Timmermans nga socialdemokratët zhvillohet me regjistrim nga ARD të martën (07.05).

Në Bruksel madje ka dyshime nga ekspertët për konceptin e kandidatëve kryesorë, sepse as Weber dhe as Timmernmans nuk i kanë  të mëdha shanset për t’u zgjedhur në fund në krye të Komisionit Europian. Manfred Weber ka nevojë për një koalicion të gjerë me socialdemokratët, liberalët dhe ndoshta edhe të Të Gjelbrit për t’u zgjedhur si presidenti i KE. Frans Timmermans ka akoma më pak shanse para rrudhjes gjithnjë e më të madhe të grupit parlamentar socialdemokrat. Më shumë gjasa ka që krerët e shteteve dhe qeverive të BE, që kanë të drejtën e propozimit, në fund të bien dakord për një kandidat tjetër, ose kandidate për herë të parë.

Zgjedhje vendimtare

Shumë politikanë europianë i kanë deklaruar këto zgjedhje si “zgjedhje vendimtare”, ndër ta edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, që në fillim të fushatës zgjedhore madje iu drejtua me një apel 28 shteteve anëtare për reformim themelor të BE që është e kërcënuar.

Si kundërpol i Macronit liberal organizohen populistët në BE, ndryshe nga zgjedhjet e tjera europiane, me më tepër eficiencë dhe në plan më të gjerë. Nën drejtimin e radikalit të djathtë, ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini po ngrihet një aleancë e populistëve të djathtë nga Italia, Franca, Gjermania, Austria deri në Hungari. Sipas ekspertëve zgjedhorë ata mund të mbledhin votat e të zemëruarve dhe mund të arrijnë të marrin deri në 20% të vendeve në Parlamentin Europian.

Këshilltar i radikalëve të djathtë është strategu i fushatës së Trumpit, Steve Bannon, që e ndihmoi edhe Trumpin të ngjitet në postin e presidentit. Në verën e vitit të kaluar, Bannon tha se partive tradicionale në Europë u mungon “entuziazmi, fuqia dhe rinia” që të rezistojnë në fushatë. Bannon dhe Salvini duan ta ndryshojnë radikalisht nga brenda BE. A do të fitojnë ata më shumë elektorat në këto zgjedhje?

28 herë zgjedhje europiane

Në të 28 fushatat zgjedhore të veshura me flamurin europian, temat janë të ndryshme. Në Gjermani psh. luan rol tatimi mbi dioksidin karbonik, filtrat e uploadimit apo e ardhmja e koalicionit me bazë të gjerë në Berlin. Në Hungari fushata europiane zhvillohet vetëm për atë, se si mund të zmbrapsen migrantët dhe si mund të mbahet lart krishtërimi. Në Itali  zgjedhjet janë një test, se sa fort do të arrijë të zgjerojë elektoratin Lega në zgjedhjet kombëtare. Kur do ta kërkonte Salvini prishjen e koalicionit me “Pesë Yjet” dhe të bëhej vetë kryetar qeverie?

Në Spanjë zgjedhjet europiane shihen thjesht si raundi tjetër i zgjedhjeve parlamentare që sapo u zhvilluan. Në Belgjikë nuk flet njeri për Europën, sepse në të njëjtën ditë votohet parlamenti kombëtar. Në Çeki janë reforma e të drejtës së autorit dhe filtri upload tema që debatohen. Në Poloni zgjedhjet shihen si test për përballjen kombëtare mes populistëve të PiS dhe opozitës së moderuar. Në Sllovaki nuk ka ndonjë interes për zgjedhjet europiane. Në Britaninë e Madhe, zgjedhjet europiane që nuk i donte kush, kthehen në test për Brexitin.

Më pak para për Europën

Por a janë partitë europiane kaq të pafuqishme siç i përshkruan Steve Bannon? Një vështrim tek shifrat nga zgjedhjet e fundit të thotë, se partitë europiane të bashkuara japin pak para për fushatën zgjedhore europiane. Partitë popullore europiane, PPE përreth Manfred Weberit kanë dhënë vetëm 1,67 milionë euro si shpenzime për fushatën. Liberalët vetëm 260.000 euro. Në Gjermani partitë tradicionale, CDU dhe socialdemokratët japin më shumë, afërsisht 11 milionë euro, e megjithatë kjo shumë është sa gjysma e asaj që shpenzohet për zgjedhjet kombëtare.

Por çfarë u intereson vërtet njerëzve në BE. Parlamenti Europian e teston situatën në sondazhe të opinionit, si eurobarometri. Ekonomia, papunësia e të rinjve, migrimi, ndryshimi i klimës shihen si temat më të rëndësishme nga qytetarët e BE. Shumica e njerëzve në këto vende, sipas një sondazhi të shkurtit 2019, kërkon të qëndrojë në BE, me përjashtim të britanikëve, çekëve dhe italianëve. Mesatarisht 61% e qytetarëve europianë thonë se BE është pozitive për vendin e tyre./DW

TË LIDHURA

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
Next Post
Indrit Hoxha refuzoi mandatin, Berisha vlerëson gjestin: Goditje e merituar!

Indrit Hoxha refuzoi mandatin, Berisha vlerëson gjestin: Goditje e merituar!

Bashkëpunimi gjyqësor me BE, Arta Marku pret kreun e Eurojust

Bashkëpunimi gjyqësor me BE, Arta Marku pret kreun e Eurojust

Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka, drejtorët e rinj të Kadastrës në Durrës dhe Fier

Shkrihet ALUIZNI dhe Hipoteka, drejtorët e rinj të Kadastrës në Durrës dhe Fier

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com