Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fusha e minuar në oborrin e PD-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kokëdashi për dyert e PD-së

Nga: Plator Nesturi

Gjithkush që besonte se dorëheqja e Bashës nga kreu i PD do ti jepte fund halleve të ndarjes së thellë midis demokratëve, ka mbetur i zhgënjyer. Pas kaq muaj Foltore për të çmontuar atë çka mbetej nga një lider i bërë copë pas çdo humbjeje, pas dy kongeresesh ku demokratët ligjëruan ndarjen e ku njëra palë e kish shkarkuar, pas një sulmi me hunj e me vare mbi godinën e fortifikuar me vargonjë të Bashës, u desh përballja në zgjedhjet vendore në 6 mars për të ulur nga piedestali kryetarin e fundit të PD-së.

Basha më në fund ra, por dëmi është bërë. Fushata e vrerit që fillimisht nisi ndaj tij, duket se ka infentuar në masë demokratët e ndarë në dy kampe që në gjithë këto muaj shiheshin ose si idhtarë të Berishës ose si mbështetës të Bashës. Tashmë, në hapësirën që ndan të dy palët është një fushë e minuar nga të gjithë së bashku gjë që e bën të vështirë e madje të rrezikshme një bashkim të shpejtë e jonatyral midis kampeve.

Basha është dorëhequr nga komandant i kështjellës por lufta civile në PD nuk ka përfunduar ende. Madje nuk dihet se kur por nëse do ndodhë kjo duket se do të bëhet me marrëveshje dhe me lëshime të dyanshme, që për momentin nuk dimë se a do të ketë vullnet të përbashkët për ti respektuar.

Në tekstin e dorëheqjes së vet Basha kish lënë disa bishta që e vinin në diskutim dhe faktin nëse kish dorëheqjen vërtet apo jo. Kurthi bëhej më i qartë në draftin e deputetëve të PD e të lëxuar nga Alibeaj, ku kërkonte si garanci për bashkimin e PD-së tërheqjen pas nga gara dhe të Berishës, ashtu siç kish bërë hap pas edhe Basha.

Po ashtu vetë procesin e ribashkimit grupi i deputetëve e shihte të shtrirë në kohë dhe ku gara për kryetarin e ri të fillojë pas një viti, pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. E gjithë kjo është interpretuar jo pa shkak si kurthi i fundit i Bashës, për ti dhënë shans një rikthimi të tij, sado e pamundur të duket kjo kur cikli duket i mbyllur.

Por politika e kurtheve dhe e litarëve jashtë nuk është diçka e re në PD. I pari ka qenë Berisha që la litarin e tij ndërsa vendosi për pasardhës një lider si Basha, të cilin e ka konsideruar si buratin në duart e veta dhe që mund ta zëvendësonte në çdo rast me veten nëse faktorët apo interesat do kërkonin rikthimin e tij si kryetar. Dhe nuk ka arsye më emergjente ardhja e tij në krye të PD sesa tani kur partia i duhet si mbrojtje ndaj shpalljes non grata prej SHBA.

Reagimi nga përfaqësuesit e Foltores për kërkesat e grupit të deputetëve të PD ishin kryeneçe dhe inatçore. Me moralin e fituesit në një përballje direkte në 6 bashki dhe ku PD doli e treta, deputetët përkrah Berishës duket se e kishin marrë lehtë faktin dhe se dorëheqja e kryetarit vetëm sa ka hapur fillimin e një proçesi që nuk dihet se si do vejë dhe kur do të mbarojë.

Mendja e ftohtë u zëvendësua me nervozizëm dhe reagimi mediartik i Foltores ishte se jo vetëm që nuk mund të pranonin kërkesa dhe kushte, por pala tjetër duhej të ulte kokën pasi në ballafaqimin zgjedhor treguan se nuk kanë shumicë votash te demokratët. Ky lloj revanshi i një pale ndaj tjetrës nuk duket shenjë e mirë. Është shenja se kriza do të zgjasë më shumë dhe se vetë procesi i bashkimit të PD ka shumë gropa për të mbushur. Aq më tepër që nuk bëhet për kërkesa për dorëzimin e kështjellës apo godinës së PD-së por kërkesa për të mundësuar bashkimin. Pra jo pushtim e dominim të një pale, por ngjizje e shkrirje interesash për të krijuar një bashkësi të re demokratësh, pavarësisht se për një periudhe kohe ishin në llogore të ndryshme duke luftuar njëri tjetrin. Ndaj deklaratat e para të Alibeajt si kryetar në detyrë në PD duket se ua kanë ngrirë buzëqeshjen përfaqësuesve të Foltores.

Shtyrja në kohë e bashkimit dhe ideja për grup negociator që të diskutojë kushtet se si do të bëhet ky bashkim ishte mënyra për ti thënë Komisionit të Rithemelimit që “ të mos gëzohen para kohe nga dorëheqja e Bashës”. Beteja vazhdon dhe procesi nuk quhet i mbyllur. Vetë vendosja e Alibeajt si kryetar në detyrë kur dihet se pozicionimi i tij kundër Berishës ka qenë më i ashpër dhe se vetë Basha në këto muaj, është një element që duhet futur në llogari dhe që duket se nuk do tia bëjë të lehtë rrugën e rikthimit në krye të PD të ish liderit historik.

Përkundrazi, sa më shumë kohë të vijojë Alibeaj në detyrën e vet tranzitore, aq më shumë faktor do të bëhet në PD. Faktor që nesër do të të kërkojë lidership. Jo më kot makineria e përbaltjes të Foltores që dikur bënte pis Bashën, tani është drejtuar ndaj Alibeajt. Frika se rezistenca e tij dhe grupit parlamentar ndaj trysnisë që sa vjen e shtohet e Berishës, është element që tregon pasiguri. Por nga ana tjetër, është tregues se kriza në PD nuk ka marrë fund, por thjesht ka ndërruar drejtim dhe aktorë që e luajnë.

Është tepër herët të parashikohet se si do shkojë. Pra nëse së fundmi do të ketë bashkim apo përplasja e tanishme do ti çojë drejt vetasgjësimit si parti. Ajo çfarë dihet është se rruga do të jetë e gjatë, e vështirë dhe në të përpjetë. Dhe fati i PD-së si Guri i Sifizit.

Tags: PDPlator Nesturi

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
31 mijë ton grurë nga Serbia drejt Shqipërisë

31 mijë ton grurë nga Serbia drejt Shqipërisë

Stagflacioni, produkt i frikës apo i flakëve të l*ftës?

Stagflacioni, produkt i frikës apo i flakëve të l*ftës?

Rritja e çmimeve, Balluku: Opozita përdor çdo fatkeqësi, s’ka heqje taksash

Rritja e çmimeve, Balluku: Opozita përdor çdo fatkeqësi, s’ka heqje taksash







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com