Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

FSHF në dorë të bashkive, zbulohet kush do të votojë

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
FSHF në dorë të bashkive, zbulohet kush do të votojë

Gara për kreun e institucionit të futbollit shqiptar nuk po tërheq thjesht vëmendjen e opinionit sportiv, por po bën një jehonë të madhe duke i tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Në Asamblenë Zgjedhore, që do të zhvillohet më 7 shkurt në Durrës, janë zyrtarisht 66 anëtarë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin mes Armando Dukës dhe Bashkim Finos.

Të paktën, deri më tani, janë zyrtarizuar vetëm dy kandidatë, por deri më 18 janar klubet kanë të drejtë të bëjnë propozime dhe nuk është çudi që të dalë një tjetër emër në skenë.

Në ditën e nisjes së punimeve për zyrat e reja të FSHF-së në ishkompleksin “Dinamo”, kryeministri Edi Rama deklaroi se distancohet nga zgjedhjet në institucionin e futbollit.

DUKA

Gjithsesi, duke parë anëtarët me të drejtë vote, është e pashmangshme që votimi për kreun e ri të FSHF-së të mos ketë nuanca politike.

Nga një vëzhgim që ka bërë gazeta “Panorama Sport”, rezulton se 61% e klubeve të futbollit me të drejtë vote do të përfaqësohen nga kryetarët e bashkive më 7 shkurt.

bashkimfino

Natyrisht ka edhe disa klube që janë private, teksa prej kohësh janë kthyer në shoqëri aksionere, nga ku bashkitë nuk kanë më shumë se 25% dhe në këto kushte nuk vendosin.

Megjithatë, është fakt se, duke përjashtuar 12 shoqatat, janë plot 33 ekipe në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe Kategorinë e Dytë, që varen totalisht nga bashkitë.

ghgh

18 prej tyre i përkasin Partisë Socialiste që është në pushtet, ndërsa 7 Partisë Demokratike, 6 Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Dukshëm PS-ja ka një dominancë, me skuadra që përfshihen në të gjitha kategoritë, mirëpo diferencën në këto zgjedhje duket se do ta bëjnë kryebashkiakët që përfaqësojnë parti të tjera, që sot janë në opozitë.

Natyrisht, nuk është e thënë që në ditën e zgjedhjeve të jenë prezent të gjithë kryebashkiakët që përfaqësojnë skuadrat, pasi në bazë të statutit, klubet deri më 18 shkurt mund të delegojnë përfaqësues të tjerë, që natyrshëm kanë role drejtuese.

dfddf

Në listën me 66 anëtarë me të drejtë vote, bie në sy fakti, se nga 54 klube, ka prej tyre që nuk janë në aktivitet gjatë sezonit 2017- 2018.

Bëhet fjalë për ekipe si Bilisht Sporti, Pojani, Sukthi, Poliçani, Vlora dhe Himara. Këto të fundit, deri pak vite më parë, kanë milituar në Kategorinë e Dytë, por gjithsesi nuk u ka humbur e drejta e votës.

Më 7 shkurt do të jetë më shumë se një garë, për më tepër që lista e votuesve konfirmon se FSHF mbetet në dorë të kryebashkiakëve, të cilët duke administruar 33 klube, vendosin në njëfarë mënyre presidentin e ri të FSHF-së./Panorama

Tags: do të votojëfshfkushnë dorëtë bashkivezbulohet

TË LIDHURA

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin
Aktualitet

Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin

10:45 | 16/02/2026
Next Post
Reagon qeveria e Kosovës, kërkon të kapen vrasësit e Ivanoviçit

Reagon qeveria e Kosovës, kërkon të kapen vrasësit e Ivanoviçit

Rastësi apo e menduar mirë? Detaji i frikshëm i ekzekutimit të Ivanoviç në Mitrovicë

Rastësi apo e menduar mirë? Detaji i frikshëm i ekzekutimit të Ivanoviç në Mitrovicë

Video/ I dënuar për krime lufte, si Ivanoviç sulmoi shqiptarët në veri

Video/ I dënuar për krime lufte, si Ivanoviç sulmoi shqiptarët në veri







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

by mirseda
11:51 | 16/02/2026
0

Pata kënaqësinë të pres në një takim miqësor dhe konstruktiv z. Nikoll Lesi, drejtues i gazetës së...

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së

11:36 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe mashtrimi, ekstradohen nga Danimarka, Franca, Italia

Nga pastrimi i parave, te trafiku i drogës dhe mashtrimi, ekstradohen nga Danimarka, Franca, Italia

11:30 | 16/02/2026
Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

Vlora pa terminal, shoferët e linjave interurbane në protestë: Këtu rrezikohemi!

11:22 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com