Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një konferencë për mediat ka bërë të ditur shkarkimet e disa prej drejtorëve të burgjeve në disa qytete. Janë shkarkuar Drejtorët e Burgjeve së qytetit të Lushnjës, Lezhës, Tepelenë, Berat, Rrogozhinë, Sarandë, Peqin, Durrës për shkak të shpërdorimit të detyrës. Zyrtarët e burgjeve që janë kapur në shkelje të ligjit janë pushuar nga posti dhe ka nisur ndjekja penale ndaj tyre.
TË SHKARKUAR:
Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre, Gëzim Ngjeci.
Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre
Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative
Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë
Drejtori i IVP-së Berat shkelje administrative dhe person me precedent penal
Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre