Sheshi “Nënë Tereza” është blinduar nga forca të shumta policie, për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit që po zhvillohet nga besimtarët Ungjillorë, me rastin e Pashkëve.
Mësohet se frika nga sulmet terroriste ka bërë që Policia e Shtetit të marrë masa maksimale sigurie, ndërsa efektivët e RENEA-s kanë kryer kontrolle nga njësia antieksploziv me qen.
Gjithashtu, masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastruktore.