Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Frikë nga përplasja e bandave, mafia shqiptare po nxit luftën për drogën

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Frikë nga përplasja e bandave, mafia shqiptare po nxit luftën për drogën

Trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria vijon të mbetet në qendër të vëmendjes nga mediet e huaja. Së fundmi, është gazeta gjermane “Berliner Kurier”, e cila i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare që furnizojnë me marijuanë dhe kokainë Evropën dhe Amerikën e Jugut, raporton Tirana Today.

Jo vetëm kaq, por artikulli përmend edhe Klement Balilin, të shpallur në kërkim, teksa shkruan se është përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një korridor për drogërat e forta, si dhe citon se po nxit luftën mes bandave për trafikimin e drogës.

Më poshtë artikulli i plotë, publikuar nga Berliner Kurier:

Berlin – Ai është një ndër kriminelët më të fuqishëm në Evropë, që kontrollon pjesën më të madhe të tregut evropian të kokainës dhe, në vendin e tij, në Shqipëri, ka punuar edhe në ministri. Quhet Klement Balili, i njohur ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”, duke iu referuar lordit të njohur të drogës në Amerikën e Jugut. Gjurmët e gjakut të Balilit janë gjetur edhe në Berlin. 

Në maj të vitit 2017, nga një pub në “Rrugën Groninger”, në Wedding të Berlinit, pati disa të shtëna me armë automatike. Pavarësisht se u gjuajtën 26 plumba, fatmirësisht nuk u plagos askush. Çuditërisht, ndër shumë agresorët e tjerë, ishte edhe pronari shqiptar 34-vjeçar, me origjinë nga Kosova.

“Korridori i drogave të forta”

Sipas prokurorisë, të shtënat, të cilat gjykata po mundohet t’i provojë si një tentativë vrasjeje të lidhur me trafikun e drogës, kishin të bënin me një shumë të konsiderueshme parash Cash dhe me një dërgesë të papaguar. Hetuesit frikësohen se ky ishte fillimi i një serie përplasjesh të përgjakshme në një luftë të re për drogën. Sipas të dhënave nga autoritetet investigative të Europolit, mafia shqiptare, nën udhëheqjen e baronit të drogës Klement Balili, është e vendosur ta rrisë edhe më tej “epërsinë e saj në tregun europian të drogës.”

Për vite me radhë, Shqipëria, me mesatarisht 218 ditë në vit diell dhe me autoritete të korruptuara, ka qenë prodhuesi numër një i marijuanës në Europë. Sipas Europolit, Shqipëria është shndërruar tashmë edhe në një “korridor për drogat e forta”, sidomos për kokainën. Përgjegjës për këtë mund të thuhet se është Klement Balili, i cili, sipas të dhënave të Agjencisë Amerikane të Drogës, DEA, duket se ka kontakte të drejtpërdrejta me bosët e drogës në Amerikën e Jugut.

Gjashtë vrasësit heshtin

E pabesueshme! Në vitin 2014, megjithëse Balili ishte në fokus të Europolit dhe DEA-s, ai u emërua zyrtarisht nga qeveria shqiptare si drejtor i Transportit Rrugor në Ministrisë e Transportit, për t’u larguar nga ky pozicion pune vetëm pasi ndërkombëtarët ashpërsuan tonet kundër emërimit të tij. Aktualisht, droga e Klement Balilit po përmbyt Europën dhe Berlinin.

Mbetet ende e paqartë se deri në ç’masë është përfshirë Balili apo personat e tij në vrasjen e ndodhur në Weddinger në Berlin. Kjo pasi gjer më tani, asnjëri nga gjashtë atentatorët (27-40-vjeçarë) nuk kanë thënë asgjë përpara gjykatës. Deri në qershor janë parashikuar të zhvillohen edhe 20 procese të tjera gjyqësore.

Përktheu: Hysni Ndreu

TË LIDHURA

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

20:06 | 11/03/2026
Next Post
Duka pranon disa nga “akuzat” pasi rizgjidhet president: Do korrigjojmë gabimet

Duka pranon disa nga “akuzat” pasi rizgjidhet president: Do korrigjojmë gabimet

12 shoqatat vendosën fatin e zgjedhjeve, Fino: E prisja, do apelojmë!

12 shoqatat vendosën fatin e zgjedhjeve, Fino: E prisja, do apelojmë!

“Si e ktheu Klement Balili Shqipërinë në korridor për drogat e forta”

“Si e ktheu Klement Balili Shqipërinë në korridor për drogat e forta”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin
Bota

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

by mirseda
21:19 | 11/03/2026
0

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka vendosur tre kushte themelore për përfundimin e luftës. Në një postim në...

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, Irani: Duam dëmshpërblim për paqen

Trump kërkon dorëzim pa kushte, Irani: Duam dëmshpërblim për paqen

21:13 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com