Është ndërprerë procesi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim të prokurorit te Beratit Ermir Beta, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Pas vendimit për largimin nga detyra, prokurorit automatikisht i ndërpritet procesi i Vettingut.
Kjo gjë do të ndodh dhe me prokurorin e e Beratit, i cili ngreh dyshime në lidhje me pasurin të cilën ai zotëron.
Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, pranë gjykatës se shkallës së parë Berat.
Vendimi është marrë nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:
Xhensila Pine Kryesuese
Roland Ilia Relator
Genta Tafa Anëtare
Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008.