Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrollit, nuk garantojnë sigurinë ushqimore

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Frigoriferët e supermarketeve jashtë kontrollit, nuk garantojnë sigurinë ushqimore

Përmes një investigimi të shtrirë në të gjithë vendin, emisioni “BOOM” ka zbuluar se marketet dhe supermarketet nuk plotësojnë kushtet e ruajtjes së produkteve ushqimore, sa i përket temperaturave.

Rezultatet mes temperaturave që tregojnë frigoriferët dhe matjeve të realizuara nga “BOOM” përmes një termometri të kalibruar, tregojnë diferenca të mëdha.

Edhe pse në etiketë, shënohej temperatura në të cilën produkti duhet të ruhej, bulmeti dhe nënproduktet e mishit që “BOOM” bleu, ruheshin në temperatura disa herë më të larta.

Për Hasan Stafën, drejtor i zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, mungesa e kalibrimit të frigoriferëve, bën që këto produkte të jenë të pasigurta për konsumatorin.

Hasan Stafa: Së pari duhet t`ju falenderoj se keni kapur një problem që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e konsumatorit. Të gjitha këto subjektet e mëdhaja që janë të licensuara, e bëjnë kontrollin duke filluar nga procesi i prodhimit, i ruajtjes, të transportit deri në momentin që shkojnë tek marketet. Aty duhet të kenë disa rregulla dhe standarde kur hapen këto subjekte, duhet të plotësojnë disa kritere dhe kushte dhe një nga këto elemente është ruajtja dhe kontrolli i këtyre elementeve që duhet të bëjnë matjen dhe kontrollin e produkteve, në rastin konkret të temperaturave që ruhen këto produkte, sepse të gjitha produktet me origjinë shtazore, qofshin nënproduktet e qumështit apo të mishit nëse nuk ruhen si duhet, janë produktet më të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.

Subjektet duken me aparatura frigoriferike, por nëse do bëjmë matje me një aparat të kalibruar, do shohim se diferencat janë mjaft të mëdha. Sepse një aparaturë e tillë vendoset kur hapet një subjekt, gradohet nga një person i paspecializuar dhe këtu pastaj nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ka një drejtori, e metrologjisë, e cila ka për detyrë njëherë në vit të bëj regjistrimin, të bëj inventarizimin e të gjitha pajisjeve të matjes, të bëj kontrollin dhe kalibrimin e tyre. Ajo nuk e bën. Në frigoriferët që ke me mijëra, do shohësh që nuk ke një pullë sigurie. Kjo do të thotë që produktet që tregtohen nga këto frigorifera të pakontrolluar, kanë problem me denatyrimin dhe janë produkete të pasigurta për shëndetin e konsumatorit.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë deklaroi se frigoriferët nuk hyjnë tek instrumentat ligjërisht të kontrolluar.

Ligji për ushqimin përcakton Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si institucionin që merret me kontrollin e sigurisë ushqimore.

Gazetarja: Frigoriferin e ka detyrim subjekti ta kontrollojë, ta kalibrojë?

Nëndrejtoresha e D.P.M: Ligjërisht, jo, nuk e ka. Vetëm me kërkesë, nëqoftëse do të dojë ta sjellë. Sepse nuk është tek instrumentat matës ligjërisht të kontrolluar që është detyrim ligjor, siç është peshorja e marketit, është detyrim ligjor. Nëse dikush, përshembull, një firmë farmaceutike që ruan ilaçet, ka një sistem cilësie të implementuar, ka instrumenta matës të tjerë, atëherë vjen tek ne me një kërkesë për ta kalibruar tek ne. Dhe ne me instrumentat matës shkojmë e kontrollojmë, kushtet, parametrat që ai ka në një dhomë frigoriferike. Frigoriferi në këtë rast nuk është instrument matës i klasifikuar tek VKM tona, që janë të detyrueshme që ne të dërgojmë metrologët tanë për verifikim dhe të shkojmë t`i kontrollojmë.

Punonjësja e D.P.M: Domethënë është në interesin e atij që e ka në përdorim, të shikoj a ja ruan produktet ushqimore ky frigorifer.

Në përgjigjen e AKU-së për “BOOM” thuhet se për peiudhën janar-qershor 2019, në lidhje me kushtet frigoriferike të ruajtjes, janë konstatuar me probleme vetëm 5 subjekte, ndaj të cilëve janë marrë edhe masa. /oranews

 

 

Tags: kontrollisiguria ushqimoresupermarketet

TË LIDHURA

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS
Aktualitet

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë
Aktualitet

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

10:33 | 11/03/2026
Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

09:36 | 11/03/2026
Next Post
Ursula von der Leyen zgjidhet Presidente e KE-së, Soreca mesazh urimi

Ursula von der Leyen zgjidhet Presidente e KE-së, Soreca mesazh urimi

“Lutemi që dalldia juaj të marrë fund, s’ja urojmë askujt katandisjen tuaj”, IKMT nxjerr blof Berishën

"Lutemi që dalldia juaj të marrë fund, s’ja urojmë askujt katandisjen tuaj", IKMT nxjerr blof Berishën

Transmetoi këngët e artistes serbe, AMA i “tërheq veshin” RTSH-së

Transmetoi këngët e artistes serbe, AMA i “tërheq veshin” RTSH-së







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS
Aktualitet

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

by mirseda
10:47 | 11/03/2026
0

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 21 mars. Kjo datë u vendos këtë të...

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

Banorët e Rrjollit protestë në SPAK, kërkojnë drejtësi për tokat dhe godasin godinën me vezë

10:33 | 11/03/2026
Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

10:02 | 11/03/2026
Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

09:36 | 11/03/2026
Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com