Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Francë: Vjedhësit e bletëve alarmojnë bletarët

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Francë: Vjedhësit e bletëve alarmojnë bletarët

30 për qind e kolonive të bletëve në Francë po vdesin për shkak të ndryshimeve klimatike dhe dëmeve të shkaktuara prej specieve të emigruara. Për të kompensuar humbjen disa bletarë vjedhin kosheret e kolegëve të tyre. Nga janari deri në qershor ka pasur 600 raste vjedhjesh të koshereve të bletëve.

Për t‘u mbrojtur prej vjedhjeve shumë bletarë kanë instaluar kamera në të gjitha kosheret e tyre dhe sapo aty lëviz diçka, ata marrin një sinjal në celular dhe mund të shikojnë se ç’po ndodh.

Në muajin shkurt edhe bletari Julien Perrin u bë viktimë e një vjedhjeje. “Isha duke ngrënë kur pashë në celular që dikush vodhi me një karrocë dore kosheret e mia” – tregon ai. Prej vjedhjes në shkurt ai humbi shumë koloni të vlefshme bletësh. Dëmi i përgjithshëm: rreth 20,000 euro.

Julieni punon prej 12 vjetësh si bletar, në një fshat rreth 35 kilometra në jugperëndim të Parisit. Ai ka 1.000 koshere bletësh. Bletët e tij janë shumë të veçanta dhe të fuqishme. Mbretëreshat dhe bletët meshkuj janë kryqëzime speciale dhe janë rezistentë ndaj sëmundjeve të bletëve, si p.sh. merimanga Varroa e cila po shkakton dëme të mëdha.

Ndryshimet klimatike dhe parazitët nga jashtë

Por bletët vuajnë edhe nga ndryshimet klimatike. “Për shembull këtë vit lulet çelën shumë herët, dhe pastaj pati përsëri ngrica. Po ashtu bletët sëmuren edhe prej parazitëve që kanë ardhur nga Azia dhe që nuk ekzistonin më parë këtu te ne.” – tregon Julieni.

Për shkak se shumë koloni bletësh sëmuren, çmimi i bletëve është rritur ndjeshëm. Dhe sipas sekretarit e përgjithshëm të Sindikatës së Bletarëve UNAF vjedhja e bletëve është problem i madh. Këtë vit në Francë janë vjedhur 617 zgjuaj bletësh, 50 përqind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Ka njerëz që duan të prodhojnë mjaltë dhe të fitojnë para pa bërë shumë punë. Dhe ata përfitojnë nga fakti se kosheret janë në vende të hapura.” – thotë Dominique Cena, sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Bletarëve.

Me gjurmues GPS në mbrojtje të bletëve

Edhe bletarit Alexandre Valgres, që jeton 50 kilometra në veriperëndim të Parisit, i kanë vjedhur koshere. Hajduti nuk u gjet kurrë. Për të mbrojtur 200 kosheret e tij ai ka thirrur Arnaud Loulier, i cili prodhon gjurmues GPS për bletët. Ata vendosen në mes të hojeve për të kapur hajdutët e mundshëm.

“Nëse ndonjë koshere lëviz nga vendi, mund ta gjej vendndodhjen e saj përmes sinjalit GPS. Linkun e regjistruar në telefon mund t’ia përcjell direkt në policisë që ata za ndjekin dhe ta gjejnë hajdutin e mundshëm.” – thotë Alexandre Valgres.

Një gjurmues GPS për bletë kushton 70 euro. Këto pajisje janë mjaft të kërkuara. Nën monitorim janë ndërkohë disa qindra koshere bletësh. Dhe efekti i kamerave dhe i gjurmuesve GPS është i dukshëm. Falë fotografive policia e gjeti edhe vjedhësin e koshereve të Julien Perrinit dhe gjykata e dënoi atë./DW

TË LIDHURA

U shpall pjesërisht fajtor nga gjykata, dënohet me 5 vite burg Sarkozy, ja kur do të arrestohet
Bota

U shpall pjesërisht fajtor nga gjykata, dënohet me 5 vite burg Sarkozy, ja kur do të arrestohet

14:01 | 25/09/2025
Gjykata në Paris shpall fajtor ish-presidentin francez Sarkozy
Bota

Gjykata në Paris shpall fajtor ish-presidentin francez Sarkozy

12:04 | 25/09/2025
‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB
Bota

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

09:43 | 25/09/2025
Next Post
Covid/ Stroni: Me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve, mund të futen mutacionet

Covid/ Stroni: Me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve, mund të futen mutacionet

Euro 2020/ Fakte dhe kuriozitete pas mbylljes së ndeshjeve në grupe

Euro 2020/ Fakte dhe kuriozitete pas mbylljes së ndeshjeve në grupe

Varianti Delta alarmon Greqinë, autoritetet mbledhje të jashtëzakonshme

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Bum turistësh në Shqipëri/ Mbi 8.9 mln të huaj vizituan vendin tonë në 8 muajt e parë, gushti me rritje rreth 10%
Analizë

Bum turistësh në Shqipëri/ Mbi 8.9 mln të huaj vizituan vendin tonë në 8 muajt e parë, gushti me rritje rreth 10%

by mirseda
15:10 | 25/09/2025
0

Shqipëria ka vijuar të shënojë ritme të larta rritjeje në turizëm dhe lëvizje ndërkombëtare gjatë vitit 2025,...

Kreu i Kushtetueses, Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale, liria është rregulli

Kreu i Kushtetueses, Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale, liria është rregulli

15:08 | 25/09/2025
NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë tenda për tensionin dhe sheqerin në gjak

NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE! Farmacistët ngrenë tenda për tensionin dhe sheqerin në gjak

15:04 | 25/09/2025
Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

Shisnin drogë të ndarë në doza, vihen në pranga 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

15:00 | 25/09/2025
Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë

Dyshohet se ngacmoi pacienten para ndërhyrjes, nis hetimi ndaj mjekut në Tiranë

14:58 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com