Franca po ndryshon ligjin për të ndaluar përdorimin e celularëve në makina plotësisht.
Më parë, nëse shoferi e kishte tërhequr makinën në anën e rrugës dhe e kishte fikur motorin, kjo nuk konsiderohej si shkelje. Tani ligji është ndryshuar dhe sanksionon këdo për përdorim të telefonit në veturë.
Gjobat e parapara me ligj fillojnë nga prej 135 € dhe heqjen e pikëve në patentë.
Arsyeja pse kjo është bërë është sepse shoferët francezë me sa duket nuk i janë bindur ligjeve ekzistuese kur është fjala për përdorimin e një telefoni në makinë.