Mesditën e djeshme gruaja e një polici në Durrës u vetëvra me armë zjarri. Por, sot policia ka vënë në pranga efektivin e policisë pasi akuzohet për “shkaktimit të vetëvrasjes” së gruas së tij. 47-vjeçarja Merita Hajdari, gruaja që i dha fund jetës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit. Sherif Hajdari thuhet se ka debatuar ashpër me bashkëshorten, e cila në kushte depresive është vrarë me armen e tij të shërbimit.