Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Fotot jo zyrtare dhe të pathënat e dasmës së Edi Ramës

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Fotot jo zyrtare dhe të pathënat e dasmës së Edi Ramës

GSH.al, sot sjell: Fotot jo zyrtare dhe të pathënat e dasmës së Edi RamësPuthja1-768x1024puthja-ne-buze-768x1024Puthja1-770x433

Edi: Linda, më puth në buzë
Më e komentuara nga të gjitha fotot, ka qenë ajo e puthjes së Edit dhe Lindës. Ne që ishim aty dhe e pamë nga afër, e dëgjuam shumë mirë Olsin ndërsa i kërkonte Lindës dhe Edit që të putheshin në buzë. E sigurisht, pas vendosjes së unazave, Linda është drejtuar drejt bashkëshortit për ta përqafuar. Por ashtu sikurse e shihni shumë mirë në foton e parë, është pikërisht gishti i Edit që i tregon Lindës se nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një përqafim. Bëhet fjalë për një puthje në buzë të çiftit. Mes të qeshurave dhe duartrokitjeve, dhe Linda, i është dorëzuar kërkesës së bashkëshortit të saj, duke i dhënë një puthje të zjarrtë prej disa sekondash.

Alketa Vejsiu, në rolin e regjisores
Një ndër personat e veçantë në dasmë, që siç u pa nuk ishte thjesht në rolin e një mikeshe që duhet të shijonte e të shikonte këtë ceremoni, ishte edhe Alketa Vejsiu, e shoqëruar nga bashkëshorti. E veshur shumë shik, Alketa disa herë është parë në rolin e regjisores, edhe pse në krah të saj ishte edhe Vera Grabocka. Kishte momente kur Alketa i sugjeronte çiftit se çfarë duhet të bënte dhe kur duhet të fillonte ceremonia. T’i jetë besuar vallë vajzës showgirl një event i tillë i një dasme me rreth 800 të ftuar? Ne të Bluetooth e zbuluam se “po”, kjo ishte e vërtetë.

Çifti Rama, foto me kamerierët
Edi Rama e ka zhveshur veten nga të qenit kryetar i PS dhe kryetar i Bashkisë. Në ceremoninë e tij martesore te ‘Xibraku’ përveç fotografive të kortezisë me të gjithë VIP-at që ishin aty brenda, Edi dhe Linda Rama nuk kanë harruar të bëjnë një foto me të gjithë personelin që shërbeu për mbi 800 të ftuarit në lokalin, i cili ishte i mbushur si brenda dhe jashtë plot e përplot me njerëz.

Sigurisht, edhe shefat e kuzhinës që kanë bërë ushqimet, (në fakt shumë pak veta shijuan ushqimet e Xibrakut, pasi e kishin konsumuar drekën), por edhe kamerierët, u kënaqën së tepërmi ndërsa çifti VIP ka bërë së bashku me ta një foto.

Fatos &Dori Klosi, bashkë tek Edi Rama

Fatos dhe Dorina Klosi kanë kohë që nuk janë më bashkë. Por ja tek i shohim te kjo foto. Në ceremoninë e dasmës së Edi Ramës me Linda Bashën, ata janë duke shkuar së bashku. Nuk e dimë nëse çifti është kthyer për të jetuar së bashku, por ndërkaq, edhe nëse është ndryshe, ashtu sikuse duket nga foto bëhet shumë e qartë që ata kanë mbetur miq të mirë. Dori dhe Fatos Klosi kanë edhe një vajzë me njëri tjetrin. Edhe pse me cilësi të dobët të fotove, duket se Dori Klosi është veshur shumë shik, një veshje e me të zeza por me një çantë ngjyrë floriri. Dhe gjatë gjithë mbrëmjes, ata kanë qëndruar së bashku.

Gazetarët i puthin duart Janullatosit
Një nga të ftuarit VIP në ceremoninë e dasmës së liderit të PS, ishte kryepeshkopi Anastas Janullatos. Sigurisht, rreth tij janë mbledhur shumë të ftuar. Menjëherë pas vendosjes së unazave në gisht për çiftin, edhe vetë ai i ka bekuar duke i takuar e përqafuar. Por nuk ka qenë vetëm çifti që ka kërkuar të takohet me Janullatosin. Sikurse po e shihni në këto foto, Janullatos ka uruar edhe vëllain e Edit, Olsin, për martesën e kreut socialist. Edhe pse ishte vëllai i vogël, Olsi i ka pranuar urimet. Por se mos vetëm Olsi. Pranë Janullatosit, është afruar edhe editorialisti Lorenc Vangjeli, që përveçse e ka takuar kryepeshkopin, publikisht i ka puthur atij edhe dorën, në shenjë respekti. Ka afruar aty edhe shoqëruesen e tij në këtë aktivitet. E menjëherë grupit i është bashkuar edhe gazetarja Ilva Tare. Pas çiftit Rama, i vetmi njeri që është takuar me më shumë njerëz, ka qenë Anastas Janullatos.

Berisha, një orkide të egër për Edi Ramën


Orkide të egër për njeriun e opozitës që më në fund po martohet. Kjo është filozofia e kryeministrit Berisha, që i dërgon Edi Ramës lule të bardha mes të cilave kjo orkide, pikërisht në dasmën e tij, në koktejin e organizuar të dielën e kaluar te ‘Xibraku’. Edhe pse të bardha, nuk duket se janë lule paqeje, janë lule për të treguar se ai, Berisha, edhe pse nuk është në ceremoninë e dasmës, ekziston diku dhe vazhdon të jetë në postin e kryeministrit, post aq shumë i dëshirueshëm për socialistët. Lulet i ka dërguar për qejf, edhe pse Rama nuk u kujtua një javë më parë, pra më 15 tetor, t’i dërgonte lule me rastin e 66- vjetorit të kryeministrit. Po nuk duket se Rama, nuk do të ketë rast për t’i çuar lule Berishës, se ky i fundit nuk ka ndërmend të martohet më.

Gregu & Rea, miq para e pas dasme
Dhe pasi gjithë koktejli ka mbaruar, jo në orën 18.30 siç ishte shkruar në festën e dasmës, më të kënaqurit e kësaj dasme, kanë qenë fëmijët e çiftit dhe shokët e tyre përkatës. Janë ulur në njërën nga shkallët brenda sallës së boshatisur, ndërkaq, i kanë kërkuar Olsit, vëllait të Edi Ramës, që t’u bëjë atyre një foto të ulur në shkallë, por tejet, tejet të lodhur. Ajo që të binte në sy, pothuaj gjatë gjithë ceremonisë, ishte fakti se djali i Edit, Gregori, dhe vajza e Lindës Rea, ishin shumë miq me njëri tjetrin. Dhe kjo u pa edhe nga dashuria dhe puthjet entuziazmuese që fëmijët u dhanë jo vetëm prindërve të tyre, por edhe vetë ata me njëri tjetrin.

Filmproduktion “Long Sorrow”, Regie Anri Sala.

Mungesa e madhe me emrin Anri
Ore çun pse nuk ishe në dasmën e shokut? Ti duhet të jesh i gëzuar i pari se shoku po të martohet me njeriun që i do zemra atij. Apo ai nuk të mori mendim? Hë si thua? Ku është dhurata e jote? Apo do të jetë një nga ato surprizat artistike që vetëm artistët e vërtetë bëjnë? Kjo ishte pikëpyetja e madhe e miqve të Edi Ramës, që kërkonin në mesin e qindra të ftuarve mikun e tij më të ngushtë Anri Salën. Sigurisht që nga Parisi erdhi Liri Begeja për t’i martuar, pra gjithsesi një lidhje franceze, vendi që i lidhi aq shumë këto dy shqiptarë. Por, mungesa quhet mungesë dhe ajo e Anrit është me M të madhe, dhe shtypi biles.

Gregori, i emocionuar në dasmën e babait

Po rriten gjithnjë e më shumë numri i atyre fëmijëve që do të thonë më vonë, kur të rriten se “kam qenë në dasmën e prindërve”. Kjo vlen edhe për Gregorin, djalin e Edi Ramës, që u paraqit në dasmën e të atit, i emocionuar për këtë ditë të veçantë. Në hyrje ishte paksa i emocionuar, pastaj gjatë gjithë kohës me buzën në gaz për një ngjarje të tillë. Më në fund një dasmë madhështore në shtëpinë e Ramës. Këtë do të mbajë mend Gregori për gjatë gjithë jetës së tij. Duket se edhe nusja i ka pëlqyer sepse duket i gëzuar në fotot e dala me Linda Bashën.

Ky shkrim u botua më 30 Tetor 2010

Burimi: Gsh.al

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Shqipëria në depresion, 70% e të rriturve kanë përjetuar sëmundjen

Shqipëria në depresion, 70% e të rriturve kanë përjetuar sëmundjen

Fier, gjendet i vdekur 20-vjeçari në kanal

Fier, gjendet i vdekur 20-vjeçari në kanal

FOTOT/ Vëllai e burri i vranë të dashurin pasi i gjetën në kasolle, ja 20-vjeçarja e arrestuar

FOTOT/ Vëllai e burri i vranë të dashurin pasi i gjetën në kasolle, ja 20-vjeçarja e arrestuar







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com