Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/Për 3 orë në kallamishte, a u torturua kosovari në makinë?

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/Për 3 orë në kallamishte, a u torturua kosovari në makinë?

Automjeti në pronësi të shtetasit nga Mitrovica, Kosovë, Xhaferr Osmani në të cilën u gjet një trup i pajetë i vrarë dhe më pas i djegur, është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti 250 metra larg vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave nga policia, mjeti tip “Volkswagen Touran” me targa 02960SN rezulton të jetë futur në rrugicën pranë karburantit në orën 10:00, ndërsa sinjalizimi për zjarrin është dhënë në orën 13:05 minuta.

Sipas të dhënave, mjeti ishte i pajisur me xhama të zinj në dyert e pasme, ndërsa kamerat kanë arritur të fiksojnë vetëm shoferin, një person rreth 30 – 35 vjeç. Ndërsa viktima dyshohet se ka qenë i lidhur në pjesën e pasme të automjetit.

Pasi kanë vajtur në fund të një are të mbjellë me grurë dhe pa dalje, autorët e kanë fshehur makinën në kallamishte për të mos u dukur.

Misteri që mbulon ngjarjen përveç identitetit të viktimës është fakti përse autorët e kanë mbajtur për rreth tre orë në të njëjtin vend dhe më pas kanë vendosur ta djegin.

Dyshimet janë se ndaj viktimës mund të jetë ushtruar dhunë apo tortura të ndryshme me qëllim nxjerrjen e ndonjë të dhëne që ju ka interesuar autorëve, të cilët më pas e kanë vrarë dhe i kanë vënë zjarrin makinës për të humbur gjurmët.

Zyrtarisht mësohet se viktima është gjendur i karbonizuar me pak pjesë biologjike të mbetura në pjesën e pasme të makinës.

Dyshimet janë se viktima është 57-vjeçari Xhaferr Osmani. Vëllai i tij mbrëmjen e së premtes (një ditë para ngjarjes) sipas deponimeve paraprake, mësohet se ka deklaruar se me vëllain e tij nuk ka arritur të lidhet në telefon pasi e kishte telefonin e fikur.

Xhaferr Osmani hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Morinës të dielën e datës 29 Prill 2018, dhe të shtunën më datë 5 Maj makina e tij u gjet në flakë me një person të vrarë dhe të djegur  5 kilometra larg qytetit të Fushë – Krujës, 250 metra larg rrugës nacionale. /tvklan.al

Tags: 3 orëkallamishtekosovarimakinetorturua

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
(Video) Kur ish-shefi i antidrogës denonconte lidhjet e Samir Tahirit me drogën

"Ti je për të q* të vdekurit", Zagani nxjerr mesazhin kërcënues

Video/Klaudia Pepa moderon emisionin italian

Video/Klaudia Pepa moderon emisionin italian

(VIDEO) Ish-berberi i Trump: Ja sikleti i tmerrshëm që ka presidenti!

(VIDEO) Ish-berberi i Trump: Ja sikleti i tmerrshëm që ka presidenti!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com