Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me krimin dhe politikën

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/Njihuni me gjyqtarët që “fjetën” me krimin dhe politikën

“Top Story” sjell përmes dokumentarit “Gjyqtarët e Zinj”, gjyqtarët që kanë fjetur me krimin dhe politikën duke dhënë vendime në favor të tyre. Gjyqtarë si Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Fatos Lulo, Admir Thanza, Gani Dizdari të cilët janë shkarkuar nga Vettingu kanë dhënë vendime me urdhër politik dhe kanë qenë të ndikuar nga krimi në shumë prej dosjeve më të bujshme të 28 viteve të fundit.

Tom Ndreca Alias Frroku

Tom Ndreca alias është gjyqtari i famshëm, i cili ktheu përmbys gjithë procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 8 majit të vitit 2011, duke bërë Lulzim Bashën kryetar të Bashkisë së Tiranës. Ndreca ishte edhe pjesë e trupës gjyqësore në Gjykatën e Lartë ku ngjarja e Gërdecit u cilësua si aksident teknologjik. Gjyqtari Ndreca vulosi edhe dosjen e 21 janarit duke lënë të lirë autorët e vrasjes së 4 qytetarëve të vrarë në bulevard. Rasti i Tom Ndrecës, Alias Frroku ishte shembull i kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika.

Shkëlzen Selimi

Gjyqtari Shkëlzen Selimi është një nga simbolet e kapjes së sistemit të drejtësisë nga krimi i organizuar. Ai liroi për 3 ditë nga burgu trafikantin e njohur, Fero Dervishaj. Gjithashtu, gjyqtari Shkëlzen Selimi, ndërhyri në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij Arben Isufajt në Itali, i njohur ndryshe me nofkën Ben Qimja, dhe i dënuar në të kaluarën për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine. Shkëlzen Selimi ishte gjyqtari që bashkë me Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin, e cilësuan Gërdecin si aksident teknologjik duke zbatuar urdhrat politikë të qeverisë Berisha. Madje Selimi nuk u mjaftua me kaq, por ndodhej shpesh në shoqërinë e autorëve të tragjedisë së Gërdecit si Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

 

Fatos Lulo

Fatos Lulo është një tjetër emër i përfolur në sistemin e drejtësisë, i eliminuar nga Vettingu për shkak të vendimeve tepër të diskutueshme mbi njerëz të lidhur me krimin. Një ndër to është edhe ajo e ekstradimit të Almir Rrapos drejt SHBA-së. Lulo vendosi të rrëzojë dy gjykatat më të ulëta, duke mos e ekstraduar Rrapon, i cili do të gjykohej në Shtetet e Bashkuara për vrasje. Një tjetër çështje e rëndësishme në duart e Fatos Lulos, ishte ajo e uljes së dënimit për Edmond Begon, alias Manoli Bega. Nga 21 vite burg që ishte dënuar në Itali, Lulo ia uli dënimin Begos me 4 vjet e 4 muaj në Shqipëri, dënim, të cilin nuk e kreu asnjëherë.

Admir Thanza

Gjyqtari Admir Thanza është një nga figurat e gjyqësorit që nxiu imazhin e sistemit të drejtësisë. Thanza është dënuar me vendim të formës së prerë me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë, pasi ka kryer një vjedhje të rëndomtë që daton në vitin 1999, në një supermarket në Itali, ndërsa në atë kohë ushtronte detyrën e gjykatësit në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, Admir Thanza është hetuar se kishte marrë para nga motra e një personi, i verifikuar më pas si ish-drejtori i Hipotekës së Shkodrës, i cili kishte probleme me ligjin. Bashkëshortja e Thanzës, është filmuar teksa kryente aktin korruptiv për llogari të Admirit. Por, çështja u pushua nga prokurori Kostaq Beluri, të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e rikonfirmoi në detyrë.

Gani Dizdari

Në aspektin profesional dhe lidhjet e tij të dyshimta, Dizdari dyshohet për mpleksje me nipin e tij, Agron Lumeshi. Ky i fundi ishte vendosur në rolin e sekserit për të ulur një dënim për një vrasje në Gjykatën e Lartë, gjatë kohës kur Gani Dizdari punonte në këtë institucion në këmbim të 100 milionë lekëve. Nipi i tij u dënua në vitin 2012 me vendim të formës së prerë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, ndërsa organet e Vettingut e kanë klasifikuar si pjesë të krimit të organizuar.

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

13:05 | 28/08/2025
Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra

12:06 | 28/08/2025
Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur
Aktualitet

Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur

12:02 | 28/08/2025
Next Post
Pesë arsye për të vizituar Shqipërinë, Lonely Planet e rekomandon për 2019-tën

Pesë arsye për të vizituar Shqipërinë, Lonely Planet e rekomandon për 2019-tën

Shtyhet për të 10-tën herë procesi për korrupsion ndaj ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri

Shtyhet për të 10-tën herë procesi për korrupsion ndaj ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri

Oficeri i policisë: Ibrahimovic është i çmendur, shpresoj ta ketë aktruar

Oficeri i policisë: Ibrahimovic është i çmendur, shpresoj ta ketë aktruar

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

by mirseda
13:05 | 28/08/2025
0

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Naun Shundi, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një...

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

12:32 | 28/08/2025
Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra

12:06 | 28/08/2025
Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur

Shkatërrohet shkolla e fshatit, policia bën me faj dy të mitur

12:02 | 28/08/2025
Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar nga Cërriku!

Grabiti paratë në tyrben e Gramshit, shpallet në kërkim hajduti 35-vjeçar nga Cërriku!

11:58 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com