Aktorja e dashur për të gjithë Margarita Xhepa, është një nga ikonat e kinemasë shqiptare. Gjithmonë e bukur, e gjallë dhe e ëmbël, fotot e saj na sjellin kujtime ndër vite. Buzëqeshja e saj e përmbajtur, shkëlqimi i kthjellët i syve dhe nishani në ballë, kripa e portretit të Margartiës, kanë qenë tiparet më të veçanta të kësaj gruaje të fisme, me pamje të dhembshur dhe me një shpirt të madh skenik.
Por, ajo së fundmi është shfaqur në një sallon bukurie, dhe fotoja është realizuar nga “Studio Elle Lori”, tregon yllin e kinemasë sonë, që duket aq magjepsëse. Ajo shfaqet ashtu, e thjeshtë dhe e pastër, pa pasur nevojë të bëjë ndërhyrje në fytyrën e saj. E kuruar thjesht, pa i prekur rrudhat e njollat e moshës në fytyrë, sa mirë që kemi margaritarë si Margarita që na mësojmë të duam të vërtetën para vanitetit.