Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fotoja e rrallë: Momenti kur At Zef Pllumi kapet në tentative për t’u arratisur

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Fotoja e rrallë: Momenti kur At Zef Pllumi kapet në tentative për t’u arratisur

Historiani dhe studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të rrallë në 50-vjetorin e arrestimit të dytë të klerikut At Zef Pllumi.

Ishte koha kur At Zef Pllumi tentoi të arratisej në ish-Jugosllavi, por u kap nga tekniku i pyjeve, e më pas filloi kalvari tjetër i burgimit.

Dervishi flet për krijimin e “njeriut të ri” të droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, që kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.

Postimi i Kastriot Dervishit:

Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut.

Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit. Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës.

U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”.

Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona. Ata dyshuan dhe e shoqëruan. Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë.

Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.

Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi.

Tags: arratisjearrestohetAt Zef Pllumitentativa

TË LIDHURA

Aktualitet

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë
Aktualitet

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Next Post
FIER/ Kanosi me thikë të atin pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari

I gjendet drogë në makinë në zonën e Yzberishtit, arrestohet i riu nga Kruja

Po ju bien flokët? Hani këto ushqime!

Po ju bien flokët? Hani këto ushqime!

Volejboll/ Partizani prek sërish finalen, përballë ka Vllazninë

Volejboll/ Partizani prek sërish finalen, përballë ka Vllazninë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në afërsi të tunelit të Murrizit, përplasen dy automjete

by mirseda
12:49 | 06/02/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete....

Spiropali në Uashington: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

12:36 | 06/02/2026

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

11:42 | 06/02/2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

11:24 | 06/02/2026

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com