Një nga zonat më të prekura si pasojë e motit të keq, është Gjirokastra. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa qytetarët janë përballur me disa pamje të pazakonta, si pasojë e prurjeve të ujërave dhe rrëshqitjeve të dherave.
Banesat e kateve të para dhe të dyta të një pallati tetëkatësh janë dëmtuar rëndë, pasi masive të mëdha i kanë zaptuar ato, ndërsa balta ka depërtuar brenda tyre.
Rrëshqitja e dheut detyroi policinë që të evakuonte banorët mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot ata janë rikthyer në banesat e tyre.
Siç duket edhe në foto, asfalti i një aksi rrugor është copëtuar i gjithi nga masivi i dheut që shembi këtë pjesë të rrugës, ndërsa në rrezik gjenden edhe tre vila private në pjesën e sipërme të kodrës.