Katër shqiptarë janë arratisur në mënyrë spektakolare, nga një makinë policie. Dy prej tyre janë kapur menjëherë pas arratisjes, kurse dy të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim. Ata u larguan nga makina e policisë, gjatë kohës që po transferoheshin nga burgu i Koridhalos drejt portit të Pireut, për t’u dërguar në një burg në Kretë.
Mediat greke kanë publikuar identitetin dhe fotot e dy shqiptarëve të arratisur. Ata janë Juliano Halili 35 vjeç i njohur ndryshe me emrin “Niko” dhe Alfons Ndoci. 35-vjeçari Halili është dënuar me burgim të përjetshëm.
Më 29 Nëntor të vitit 2011, Halili ka vrarë me armë shqiptarin tjetër Felim Mezai 35 vjeç dhe djalin e tij të mitur rreth 3 vjeç. Ajo ishte një vrasje e porositur për prishjen e pazareve të kokainës, ndërsa Xhulian Halili ishte ekzekutori.
Kurse Alfons Ndoci është i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge. Edhe dy shqiptarët e tjerë që u arratisën por u kapën brenda pak minutave, janë të dënuar me nga 25 vite burg secili.TIRANA TODAY