Katie Price ka pasur një përplasje me policinë. Ajo nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të zbritur nga makina.

Ylli i televizionit, në të kaluarën i ishte hequr e drejta për të ngarë makinën. Por, pas marrjes së patentës ajo sërish ka qenë në shënjestër të policisë.

Në foto e publikuara nga “Daily Mail”, ajo duket e shqetësuar dhe mërzitur.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje thanë se: “oficerët i kërkuan asaj që të dilte nga makina. Por ajo i kundërshtoi. Oficeret pretendonin se ajo nuk kishte të drejtë t’i jepte makinës. Sipas tyre ajo nuk e kishte marrë akoma patentën”.

Por thuhet se ata bënë kontrolle të mëtejshme në sistem dhe mësuan se e kishin ndaluar gabim.

Në shkurt ajo ishte kapur duke ngarë makinën tej normave të lejuara dhe i ishte pezulluar patenta për 6 muaj.

Nëna e të pesë fëmijëve kishte këmbëngulur që efektivët e kishin gabim. Ajo po ngiste një makinë tip BMW pasi Range Roveri i saj po riparohet.











