Kryeministrit Rama shfaqet mjaft i tensionuar dhe nervoz në pritje të votimit për heqjen ose jo të imunitetit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Pas fjalës së Tahirit, e ka marrë fjalën Alibeaj, i cili po lexon raportin e opozitës, pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Tahirit.
Ndërkohë, Rama është parë duke biseduar “kokë më kokë” me ministrin Ditmir Bushati, ndërsa është ngritur në një moment dhe ka shkuar te kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Veç kësaj, Rama është kapur nga kamerat teksa shkruante mesazhe, ndërsa të njëjtën gjë kanë bërë edhe ministrat.