Mbledhja e kabinetit të qeverisë nuk ka kaluar pa incidente. Mëngjesin e sotëm në Elbasan, një grup banorësh nga Njësia Administrative Labinot Fushë me të cilët është bashkuar edhe kreu i degës së PD Elbasan, Eugen Isaj si dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi, kanë protestuar në hyrje të Resortit ku po zhvillohet mbledhja e qeverisë.
Jo vetëm kaq, por ata kanë hedhur edhe tymuese. Rama mblodhi sot kabinetin, bashkë me ministrat e shkarkuar në një mbledhje informale me fokus vendosjen e objektivave të reja për vitin 2019.