Një fotograf ka kapur disa fotografi mahnitëse që tregojnë pelikanët e zhgënjyer që kanë vështirësi për të gjetur ushqim në një liqeni të ngrirë në Greqi. Fotografi britanik, Guy Edwardes fotografoi zogjtë shumë të zemëruar në Liqenin e Kerkinit në veri të Greqisë javën e kaluar.
Pamjet tregojnë përpjekjet dramatike të zogjve që fluturojnë dhe më pas përpiqen të thyejnë sipërfaqen e liqenit të akullt. Guy tha: “Unë i kam fotografuar ata në Liqenin Kerkini dhe isha me fat që arrita kur liqeni kishte ngrirë.
Pelikanët ishin të pasigurt për akullin, pasi liqeni nuk ngrin shumë shpesh, unë jam i sigurt se ata nuk ishin aq të zemëruar sa ata dukeshin”.
Pelikanët e Dalmacisë janë lloji më i madh i pelikanëve dhe një nga shpendët më të rëndë fluturues në botë. TIRANA TODAY