E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

Foto/ Ja shtetet ku varianti Delta po përhapet me shpejtësi

Përhapja e shpejtë e variantit Delta ka bërë që shumë shtete në botë, të vendosin kufizime të reja të udhëtimit, për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni. Hong Kongu, Spanja dhe Portugalia kufizuan udhëtimet për qytetarët nga Britania e Madhe, ndërsa Gjermania e kishte kufizuar hyrjen në territorin e saj për Portugalinë, shkruan Protothema.

Gjermania gjithashtu e vendosi Rusinë në listën e saj të vendeve nga të cilat udhëtarët që vijnë nuk mund të shkurtojnë karantinën për shkak të varianteve të shqetësimit që qarkullojnë në vend.

Platforma e të dhënave GISAID, tregon se sa kritike është situata në Portugali për momentin. Departamenti shëndetësor portugez regjistroi 616 infeksione me variantin e rrezikshëm Delta në katër javët e fundit, i treti më i larti në një analizë të 80 vendeve dhe territoreve.

Kjo korrespondon me 56 përqind të të gjitha infeksioneve gjatë kësaj periudhe kohore. Vetëm Britania e Madhe, ku varianti Delta është përhapur për muaj me radhë dhe SHBA, numëruan më shumë infeksione me variantin gjatë kësaj periudhe kohore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...