Ky që shihni në foto është Lorenc Hatia, zjarrfikësi i arrestuar për dhunë në familje. Prej kohësh, ai ushtronte dhunë sistematike fizike e psikologjike ndaj gruas e fëmijëve, ndërsa tashmë duhet të qëndrojë larg tyre.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme i ka vënë prangat një zjarrfikësi të akuzuar për veprat penale “Torturë” dhe “Dhunë në familje”.
Por, Hatia nuk është i panjohur për opinionin publik. Madje, ai është cilësuar si një hero, teksa dy vjet më parë ishte një nga punonjësit e zjarrfikësve që mori pjesë në shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi nga flakët në 16 mars 2017.