Ekspertët e EOD (Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme), të batalionit xhenier në Komandën Mbështetëse në Forcat e Armatosura, kanë hequr bombën e përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjetur sot në Frakull të Madhe.
Heqja u bë pas shumë orësh punë, ndërsa bomba që peshon rreth 250 kg u gjet nga një fermer që po punonte tokën.
Menjëherë pas kërkesës së bërë nga Prefektura e Fierit, Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren grupin e ekspertëve EOD, të cilët konform rregullave dhe protokollit të sigurisë morën masa për sigurimin e vendit, punuan për nxjerrjen e bombës dhe bënë të mundur transportimin e saj drejt poligonit ku do të asgjësohet.