Një 36-vjeçare e njohur si alpinistja me bikini ka humbur jetën për shkak të të ftohtit. Ajo bëri një ngjitje në Parkun Kombëtar të Tajvanit, e cila do të rezultonte fatale për të.
Kjo pas Gigi Wu u rrëzua nga mali, duke përfunduar në një luginë të thellë. Ajo nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të plagëve të marra. Alpinistja ka arritur të telefonojë një shoqe të saj, duke i kërkuar ndihmë më 19 janar.
Menjëherë janë nisur tre helikopterë për t’i dhënë ndihmën alpinistes, por janë detyruar të ulen për shkak të kushteve të këqija të motit.
Trupi i Wu u gjet pas 28 orësh. Fatkeqësisht ‘alpinistja me bikini’ kishte ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.
36-vjeçarja postonte shpesh foto me bikini nga majat më të larta të Tajvanit.