Një burrë humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:10 pranë zonës së Niklës, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Viktima është një kalimtar 58-vjeçar, i cili mësohet se banonte në këtë zonë. Ai u përplas nga një automjet në rrethana ende të paqarta. Siç mund të shihet nga këto foto të mbërritura në redaksinë tonë nga një qytetar, në rubrikën “Kallëzo”, automjeti në fjalë ka përfunduar jashtë rruge duke përfunduar në kanal.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia, e cila shoqëroi drejtuesin e makinës dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tvklan.al/