Formacioni i vitit më ligat më të mira europiane është publikuar nga gjiganti sportiv Goal.com, në momentin që kanë përfunduar pjesa më e madhe e tyre. Surpriza e kësaj 11-tshje padyshim është qendërmbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skrinar, i cili është i vetmi nga Serie A.I blerë nga Sampdoria për 28 milionë euro, sllovaku ka zhvilluar një sezon fantastik, duke udhëhequr repartin difensiv të Interit dhe duke qenë gjithmonë protagonist me ndërhyrjet e tij vendimtare.
Edhe Bundesliga gjermane ka vetëm një përfaqësues në këtë formacion, që është mbrojtësi i djathtë i Bayernit, Joshua Kimmich. La liga dominon me 6 futbollistë në 11-shen më të mirë, 2 nga Barcelona, 2 nga Atletico dhe 2 nga Reali I Madridit, ndërsa Premier League përfaqësohet me Salah dhe Kevin De Bruyne.