Debutimi i Kosovës në Ligën e Kombeve do të jetë në orën 18:00 përballë Azerbajxhanit. Të besuarit e Challandes do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kompeticion të ri, pasi kanë në përbërje një grup që ka potencial të madh dhe objektivi është i qartë të dalin të parët e grupit.
Trajneri zviceran ka zgjedhur të hedhën në fushë nga minuta e parë Edon Zhegrovën, ndërsa Rashica do ta nisë nga stoli pavarësisht se ishte vendimtar të fitoren e javës së fundit të ekipit të tij në Gjermani. Në stol ndodhet gjithashtu edhe Bernard Berisha që nuk është preferuar nga trajneri. Ndërkohë që Valon Berisha është mungesa më e madhe në këtë përballje. Titullar në këtë përballje do të jetë edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Alit, që do të formojë dyshen e qendër së bashku me Rrahmanin.
AZERBAJXHAN-KOSOVË ORA 18:00, FORMACIONET ZYRTARE:
AZERBAJXHANI: Agajev, Garajev, Abasov, Pashajev, Medvedev, Madatov, Makhumodov, Gurbanov, Shejdaev, Riçard Almeida, Hysenov.
KOSOVA: Ujkani, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi. Trajner: Shaland.