Ditën e sotme në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë mbërritur efektivë të forcave policore, gjë e ndaluar rreptësisht në mënyrë ligjore.
Studentët kanë filmuar efektivët, ndërsa këta të fundit janë larguar duke u munduar të fshehin fytyrën.
Pas kësaj skene, ka ardhur edhe reagimi i shefit të Departamentit të Gazetarisë, Mark Markut. Ky i fundit dha një deklaratë për mediat, ku tha se çështje do shkojë në gjykatë, ndërsa ironizoi Ramën që ndodhet në Arabinë Saudite, për të cilin u shpreh se “po nxehet në diell”.
Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?
–Keni ndonjë thirrje?
Marku: Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Saudite dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që iu përgënjeshtrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi.