Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi

Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave të “nxehta”, në Shqipëri kanë 5 muaj që merren me “Foltoren”, dhe së fundi edhe me komedinë “Prefekti”.

Nuk ka ditë dhe natë, që studiot e televizioneve lokale dhe kombëtare, të mos mbushen me “kokat e mëdha” të Foltores dhe opozitës, duke marrë në analizë “ish-liderin historik të Partisë Demokratike, famën e tij, rikthimin e tij, premtimin e tij për të rikthyer në pushtet opozitën”, etj, etj. Por prej disa ditësh, studiot e këtyre televizive, po mbushen edhe me “specialistë arti”. Ka dalë papritur, një tjetër “hall i madh”, po rivihet në skenë komedia “Prefekti”…

Ndaj janë sulur dhe po lëshojnë britma nga frëngjitë e Partisë Demokratike, duke rivalizuar ata të “Foltores”, kush e kush të dënojë më ashpër Besim Leonjën, Spiro Dunin dhe Arben Derhemin. A thua, se ky vend dhe ky popull, nuk ka halle të tjera, a thua se ky vend nuk ka shqetësime dhe gëzime të tjera, se mbaruan të gjitha, dhe tani ka mbetur të merremi me “Foltoren dhe Prefektin”. Dhe mjafton ti shohësh dhe dëgjosh se si edhe foltoristët dhe bashistët, merren edhe me komedinë “Prefekti”, se si flasin gjithë seriozitet “po na rikthehen veprat e realizmit socialist, po na rikthehet koha e Enver Hoxhës”. A thua se, ata kanë ardhur nga Marsi, dhe jo sikur pjesa më e madhe e tyre, janë lindur dhe shkolluar në kohën e tij, janë përfitues të çdo të mire nga “regjimi i tij”, madje disa edhe me prindër dhe kushurinj që kanë gëzuar poste dhe ofiqe asokohe. Madje pinjollët e këtyre të fundit, janë dhe më të zjarrtët që “dënojnë diktaturën, filmat dhe komeditë e atij regjimi”.

Pa e ditur edhe vetë ç’përmban “Prefekti” i Spiro Dunit dhe Arben Derhemit, ata i janë sulur regjisorit dhe aktorit, duke i akuzuar si “ringjallës të realizimeve komuniste”, por që në fakt rivënia e asaj vepre, synon krejt të kundërtën. Të duken hileqarë dhe qesharakë, tek dalin dhe merren me problemin e “rikthimit të Berishës” apo “si do të mblidhet Kuvendi në 11 Dhjetor, po më 18 Dhjetor, si do ti vejë halli ish-liderit historik, kush do ta marrë atë parti ” etj, etj.

Këto dy probleme pra, kanë mbetur për zgjidhje nga kjo kategori njerëzish, që harrojnë se halli më i madh i shqiptarëve sot, janë strehimi, pandemia, vaksinimi, punësimi, arsimimi, rrugët dhe pastrimi qyteteve, dhe aspak fati i Sali Berishës, Lulzim Bashës, apo dhe rivënies në skenë të komedisë “Prefekti”. Pothuajse në 90 per qind të televizioneve, kohën më të madhe e marrin “Foltorja”, firmat e delegatëve, “Tojota Yaris”, statuti PD-së, dalja e Doktorit në konferenca shtypi apo statuse fb, duke mos munguar reagimi i shpeshtë i shoqatës “Tirana” dhe stërmbesave të “Prefektit”.

Fare pak minuta për nismat e qeverisë për përballimin e pandemisë, për apelin ndaj qytetarëve, për ndërgjegjësimin e tyre ndaj procesit të vaksinimit, fare pak minuta për dimrin, banesat e reja që po përfundojnë dhe do të bëjnë me shtëpi mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti, apo dhe për halle dhe probleme të tjera njerëzore.

Me të shkuarën le të merren historianët, me të tashmen duhet të merremi vetë ne. Si ka mundësi që një armatë e tërë mediatike (e cila paguhet natyrisht nga hallexhiu më i madh) nuk rresht së foluri, sulmuari, komentuari, apeluari, për të rikthyer dhe zgjedhur “mbret të partisë” sërish njeriun e së shkuarës? Por më komike, situata bëhet, kur edhe mbrëmjet mbushen me “analiza të thella” mbi “Prefektin”, një tjetër personazh që i takon së shkuarës, dhe që ndoshta duke parë dhe dëgjuar “Foltoren”, na duket sikur po kthehemi dekada mbrapa në kohë. A ja vlen…. ?

Tags: Arben DerhemiFoltorjaprefektiSpiro Duni

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Ukraina fuçi baruti

Ukraina fuçi baruti

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin "Vital Voices Global"







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com