Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Fluks në kufi për festa, rreth 20 mijë emigrantë kthehen brenda një dite

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fluks në kufi për festa, rreth 20 mijë emigrantë kthehen brenda një dite

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë nisur të kthehen në atdhe për të kaluar pranë familjeve të tyre festat e fundvitit.

durres

Hyrjet më të shumta gjatë kësaj fundjave janë shënuar në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Numri pritet të rritet ndjeshëm në ditët e ardhshme, kur emigrantët marrin pushimet dhe kjo gjë pritet të shkaktojë radhë të gjata në pikat kufitare.

Gjatë ditës së shtunë, vetëm në Kakavijë kanë hyrë 6900 emigrantë, duke shënuar një fluks pesëfish më të lartë krahasuar me ditët e zakonshme. Ndërkohë, një numër i lartë hyrjesh është shënuar dhe në Kapshticë, ku mësohet se në total gjatë ditës së shtunë kanë hyrë 6896 persona. Ndërkohë, në portin e Durrësit ky numër ka qenë rreth 6600 persona, por në ditët e ardhshme pritet të rritet ndjeshëm. Nga ana tjetër, porti i Vlorës ka pasur një fluks shumë të vogël prej 360 personash. Në total, në këto katër pika kanë hyrë rreth 20 mijë persona vetëm gjatë ditës së diel.

DURRES

Vetëm gjatë ditës së djeshme mbërritën në portin e Durrësit shtatë tragete të linjave Bari-Durrës, AnkonaDurrës, me rreth 6.600 persona dhe 2200 mjete. Për shkak të fluksit, agjencitë e udhëtimit kanë marrë masat e nevojshme duke urdhëruar që tragetet të bëjnë dopio korsë, me qëllim përballimin e numrit të lartë të emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit.

Përpunimi i tyre në portin e Durrësit është kryer në mënyrë shumë të shpejtë, pasi Policia Kufitare ka shtuar personelin dhe numrin e sporteleve. Sipas burimeve nga Policia Kufitare, gjatë ditëve të fundvitit, por edhe gjatë ditëve të para të muajit janar që përkon edhe me kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të punës, do qëndrojnë të dyfishuara sportelet dhe numri i personelit. Pika Kufitare e Durrësit shfrytëzohet edhe nga shtetasit kosovarë dhe ata maqedonas, që e shfrytëzojnë si pikë tranziti.

Ditën e djeshme, mbërritën në portin e Durrësit fillimisht tri tragete të linjës Bari-Durrës dhe një traget nga Ankona, ndërkohë gjatë orëve të vona të mbrëmjes mbërritën edhe tri tragete nga Bari, të cilat u kthyen nga dopio korsë. Me katër tragetet e para mbërritën 5600 udhëtarë dhe 1700 automjete. Ndërkohë që tri tragete, të cilat erdhën më vonë, kishin në bordin e tyre rreth një mijë persona dhe 500 automjete.

Pritet që fundjava e ardhshme të përkojë me pikun e fluksit të emigrantëve, pasi përkon me festën tradicionale të Vitit të Ri, por edhe për faktin se shumica e emigrantëve marrin leje nga punët e tyre.

VLORE

Deri tani Porti i Vlorës ka pasur një numër të ulët personash që kanë hyrë në Shqipëri. Gjatë ditës së shtunë, 365 persona kanë mbërritur me tragetin e linjës VlorëBrindizi. Fluksi pritet të rritet kryesisht pas datës 24 dhjetor, ditë në të cilat ashtu si edhe vitet e shkuara është shënuar një numër më i lartë mbërritjesh në portin e Vlorës. Kryesisht emigrantë, të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Itali, zgjedhin të mbërrijnë pranë të afërmve të tyre për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas asaj çfarë bëhet me dije nga porti i Vlorës, konfirmuar edhe nga shifrat e regjistruara, këtë të diel numri i personave të mbërritur është më i lartë se në ditët e zakonshme dhe kjo reflektohet edhe me rritjen e fluksit gjatë ditëve të fundit të muajit dhjetor. 365 persona dhe 50 automjete janë shifrat e regjistruara këtë fundjavë në portin e Vlorës, ndërsa pritet një numër më i lartë në ditët në vijim, referuar edhe prenotimeve të bëra gjatë këtyre ditëve.

Pas datës 24 dhjetor deri në datë 30 dhjetor pritet një numër më i lartë mbërritjesh në portin e Vlorës. Referuar këtij fakti, burime portuale kanë konfirmuar edhe shtim të personelit gjatë ditëve në vijim, për të shmangur radhët e gjata që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe. Faktikisht, ditët e fundit të vitit, referuar periudhave të shkuara, kanë shënuar edhe radhë të gjata në pritje të personave dhe shtetasve që mbërrijnë nga Italia, ndaj dhe personeli do të shtohet gjatë kësaj periudhe./ Panorama

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
“Aman, se nuk e kam thënë unë mo”/Mirela Kumbaro godet sërish

"Aman, se nuk e kam thënë unë mo"/Mirela Kumbaro godet sërish

Flamurtari sërish probleme me pagat, lojtarëve u soset durimi

Flamurtari sërish probleme me pagat, lojtarëve u soset durimi

Njihuni me shqiptarin që synon të zgjidhet deputet në Parlamentin grek (video)

Njihuni me shqiptarin që synon të zgjidhet deputet në Parlamentin grek (video)

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com