Qytetarët nga Kosova kanë vërshuar drejt Shqipërisë për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti.
Mëngjesin e sotëm ka pasur fluks udhëtarësh në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit në Vërmicë-Morinë, ku kalohej në kolonë 1000 metra për 50 deri 60 minuta.
Në dy vendkalimet tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 minuta, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.