Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Florenc Beqiraj ende në koma, reagon e motra: S’ka ndërruar jetë, kemi shpresa!

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Florenc Beqiraj ende në koma, reagon e motra: S’ka ndërruar jetë, kemi shpresa!

Para pak minutash, në media u shpërnda lajmi se Florenc Beqiraj, i riu që ndodhet në koma në Francë, kishte ndërruar jetë.

Por, duket se ky është një lajm i rremë, teksa është motra e Florencit ajo që ka reaguar.

Në një postim në Facebook, motra e Florencit shkruan se ky është një lajm i rremë, ndërsa lutet që të mos thuhen më gënjeshtra.

“Nuk e di kush i nxjerr këto lajme të rremë që Florenci ka ndërruar jetë. Ju lutemi në emër të familjes tonë mos thoni gënjeshtra. As babai nuk e ka deklaruar diçka të tillë. Ne kemi shpresa që Florenci do të jetë sërish pranë nesh dhe ne jemi në kontakt me ambasadën”, shkruan motra e 23-vjeçarit nga Shkodra.

Vetëm një ditë më parë, i ati mbërriti në shtetin francez, për të qëndruar pranë të birit, i cili mbahej në jetë vetëm nga aparaturat. 23-vjeçari ishte në Francë prej dy vitesh, ku po përpiqej të përfitonte azilin. Shqiptari ra në brug, pasi u ndalua nga policia, e cila e arrestoi për mungesë dokumentacioni. Gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që çoi në koma 23-vjeçarin.

Florenci u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt. Familja ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet se ai mund të ketë tentuar vetëvrasjen. Të afërm të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë.

Motra e Florencit që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Sipas saj, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.

Familjarët e Florencit në Shkodër, pjesë e komunitetit egjiptian para pak ditësh bënë apel për ndihmë. Mes dhimbjesh e lotësh, ata u shprehën se Florenci ishte nisur drejt Francës me borxhe, në kërkim të një jete më të mirë.

Po ashtu, familjarët e 23-vjeçarit thanë se Ambasada Shqiptare në Francë nuk ka reaguar për ngjarjen dhe se ata ndihen të diskriminuar dhe të pashpresë.

Familja e të riut kërkoi para pak ditësh që shteti t’i ndihmonte dhe Florenci të kurohej dhe nëse nuk ia dilte në luftën me vdekjen, të bëhej i mundur transportimi i trupit të tij drejt Shqipërisë.

Tags: e motraFlorenc Beqirajnë komashpresa

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
Video/ Kapen 155 kg drogë në Vlorë, 7 persona në pranga

Video/ Kapen 155 kg drogë në Vlorë, 7 persona në pranga

Reagimi rrëqethës i babait të Florencit: Ambasadori mu përgjigj në telefon si njeri rrugësh

Reagimi rrëqethës i babait të Florencit: Ambasadori mu përgjigj në telefon si njeri rrugësh

“El Clasico”, ora 13:00/Irritohen tifozët: Na hodhët poshtë për të kënaqur Azinë

“El Clasico”, ora 13:00/Irritohen tifozët: Na hodhët poshtë për të kënaqur Azinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban
Bota

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

by mirseda
21:05 | 15/04/2026
0

Në një ndryshim gjeopolitik mahnitës dhe historik, ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, ka ndarë një përditësim...

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Trump dhe Vance kundër Papës

Trump dhe Vance kundër Papës

20:47 | 15/04/2026
Alexa Demie, a.k.a Maddy, sapo dha një lajm të hidhur për fansat e “Euphoria”

Alexa Demie, a.k.a Maddy, sapo dha një lajm të hidhur për fansat e “Euphoria”

20:30 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com