Përballja “El Clasico” mes Real Madrid dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën me fillim në orën 13:00 të mesditës për të kapur sa më shumë audiencë në Azi. E rëndësishme është që kjo ndeshje të ketë shikueshmëri edhe në vende si Vietnami dhe Indonezia, që tashmë do të transmetohen në orën 07:00. Pasi në sezonin e kaluar, më 23 prill, në të dyja vendet filloi në 02:45,-raporton Tirana Today.
“La Liga është një spektakël global argëtues, vitin e kaluar 2.6 miliardë njerëz në mbarë botën po ndiqnin La Ligën dhe shumica prej tyre janë në Azi”, tha kreu i LaLigas për komunikimet globale, Joris Evers. “Ne jemi të interesuar për t’u dhënë atyre mundësinë për të parë Clasico pa pasur nevojë të qëndrojnë deri në mes të natës ose të vënë një alarm për të zgjoheni shumë herët.”
Vendimi është kritikuar nga grupi mbështetës i Barcelonës, Seguiment FCB. “Është shumë e qartë për ne se futbolli është duke kaluar nëpër një proces globalizimi, tek i cili përfitojnë klubet ekonomikisht, por harron përkrahësit besnikë që shkojnë në stadiumet. Tregu televiziv është prioritet me një kohë të shkurtër që favorizon njerëzit në vende të largëta që duan ta shikojnë atë, por dëmton tifozët që duhet të udhëtojnë 600 km (nga Barcelona në kryeqytetin spanjoll) he janë të detyruar të të ngrihen shumë herët për të arritur në kohë,” tha kryetari i grupit Carles Ordiales.