Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Flokët, “fluturat” në stomak: Faktet më interesante mbi trupin e njeriut

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Flokët, “fluturat” në stomak: Faktet më interesante mbi trupin e njeriut

Flokët tona janë të vdekura

Flokët janë gjallë vetëm kur ndodhen brenda epidermës. Në terma kimikë, flokët përbëhen nga 50 për qind karbon, 21 për qind oksigjen, 17 për qind nitrogjen, 6 për qind hidrogjen dhe 1 për qind squfur. Edhe pse të vdekur, flokët përmbajnë informacione mbi gjithçka që ka qarkulluar përmes gjakut, përfshirë edhe ilaçet. Kjo është arsyeja pse ato përdoren në testet anti-doping tek sportistët.

Thonjtë e duarve rriten më shpejt se ato të këmbëve

Rritja e thonjve ndryshon në varësi të moshës, gjinisë, shëndetit dhe gjenetikës. Në fakt, thonjtë e duarve rriten më shpejt se ato të këmbëve, pasi duart tona janë fizikisht më afër zemrës dhe kanë një furnizim më të mirë me oksigjen dhe ushqyes.

Gjuha është një nga muskujt më të fortë në trup

Trupi i njeriut ka më shumë se 600 muskuj, dhe gjuha është një nga muskujt më të fortë dhe më fleksibël në trupin e njeriut. Ajo gjithashtu është një nga rajonet e trupit tonë që përmban sasinë më të lartë të mikroorganizmave:vetëm 1 ml pështymë ka rreth 1 milion baktere!

“Fluturat” në stomak

Stomaku stimulohet nga një nerv. Të renit në dashuri apo të qenit i interesuar për dikë, zgjon sistemin e kënaqësisë që shkakton përgjigje në trup. Ndjenja e “fluturave” në stomakun tuaj është një shenjë e stresit trupor. Dopamina, është neurotransmetuesi i parë që shfaqet kur shihni dikë tërheqës.

Fëmijët kanë më shumë kocka në trupat e tyre sesa të rriturit

Skeleti i një njeriu të rritur ka 206 kocka të formave dhe madhësive të ndryshme. Por në kafkën e foshnjës, ka gjashtë kocka, të cilat më pas bashkohen në një të vetme. Shumica dërrmuese e kockave do të bashkohen vetëm pas përfundimit të fazës së rritjes.

Trupi i njeriut ka 160 mijë km enë gjaku

Shtrirja e sistemit të qarkullimit të gjakut është e pabesueshme. Enët e gjakut të një të rrituri janë më shumë se 160 mijë kilometra të gjata, kjo është e mjaftueshme për ta përshkuar rreth 4 herë Tokën. Aorta konsiderohet si arteria më e madhe në trup, ajo del nga zemra, kalon përmes gjoksit dhe shkon drejt barkut, ku ndahet për të çuar gjakun tek këmbët.

Truri nuk është në gjendje të ndiejë dhimbje

Nuk ka asnjë sensor dhimbjeje të lidhur direkt me trurin. Mekanizmi i prodhimit të dhimbjes në trup funksionon përmes nociceptorëve, mbaresave nervore që janë receptorë të dhimbjes që ndodhen në lëkurë, nyje dhe disa organe të brendshme. Dhimbja e kokës e lidhur me dehjen, është zakonisht rezultat i dehidratimit të shkaktuar nga konsumimi i alkoolit, që shkakton dhimbje në enët e gjakut në kokë.

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut

Një njeriu i rritur mbart rreth 3.6 kg lëkurë, dhe në këtë fazë organi është i gjatë afro 2 metra. Lëkura ripërtërihet vazhdimisht dhe shërben si mbrojtje. Lëkura në majë të gishtave ka një shenjë të veçantë:gjurmët e gishtave, që janë tek çdo njeri, na ndihmojnë të mbajmë më lehtë objektet.

Zemra rreh mesatarisht 100 mijë herë në ditë

Zemra e një të rrituri rreh 60 deri në 100 herë në minutë, ose rreth 100 mijë herë në ditë, 35 milionë rrahje në një vit. Në moshën 70 vjeçare, zemra e një njeriu do të ketë rrahur rreth 2.5 miliardë herë. Zemra e njeriut është aq e fortë sa që tkurrjet e saj kanë presion të mjaftueshëm për ta pompuar gjakun në një distancë prej gati 10 metrash.

Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milion ngjyra të ndryshme

Retina e syrit të njeriut përmban 120 milion qeliza të specializuara në zbulimin e ngjyrave dhe intensitetit të dritës. Verbëria ndaj ngjyrave është një sëmundje, në të cilën personi ka vështirësi të shohë ngjyrat si e kuqja apo jeshilja.

Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/fun-facts-about-the-human-body/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

23:11 | 25/06/2025
Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?
Analizë

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën
Bota

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Next Post
Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të tifozëve

Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të tifozëve

Osmani: Do të miratojmë ligjin Anti-Mafia që konfiskon pasuritë e paligjshme

Osmani: Do të miratojmë ligjin Anti-Mafia që konfiskon pasuritë e paligjshme

Gjermani: Humbja e votave përballë humbjes së jetës së njerëzve

Gjermani: Humbja e votave përballë humbjes së jetës së njerëzve

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com