Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Flisni në dhomën e gjumit për LSI-në? Meta e thotë troç: Me Monikën kemi agjenda të ndryshme

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Flisni në dhomën e gjumit për LSI-në? Meta e thotë troç: Me Monikën kemi agjenda të ndryshme

Moderatori Adi Krasta ka “ngacmuar” presidentin Meta lidhur me deklaratat e kryetares së LSI-së, njëkohësisht bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, se “ai kishte bërë disa gabime”. Meta u përgjigj qartë se Kryemadhi ka karrierën e saj, duke e cilësuar si të jashtëzakonshme. Më tej, ai i vuri vulën përfundimtare, duke thënë se të dy kanë agjenda të ndryshme.

Dua t’ju bëj një pyetje për znj Kryemadhi. Hillari Klinton në momentin që donte të konkurronte për postin e presidentes së SHBA-ve, bëri një lloj ndarjeje, bëri një dallim me bashkëshortin e vet që kishte një, dy, tre karakteristika të mira apo të këqija.  Kjo u mor dhe u përdor në një film serial “Good wife” (Gruaja e mirë) ku personazhi kryesor për të konkurruar për Prokurore të Përgjithshme bëri një ndarje, një lloj dallimi apo ndryshimi të hapur publik midis saj dhe bashkëshortit i cili ishte Guvernator. Në momentin e parë kur ju u bëtë President i Republikës dhe znj Kryemadhi mori drejtimin e LSI-së, ajo tha se: “Z. Meta bëri ca gabime dhe ka ca të meta dhe unë mendoj që ne kemi disa ndryshime me njëri-tjetrin”. Që të jem i ndershëm me ju, unë këtë nuk “e haj”.

Meta: “Ky është mendimi juaj, mund të jetë perceptimi juaj apo provokimi juaj, kjo nuk është shumë e rëndësishme. Unë do të jap përgjigjen time. Lidhur me Monikën, ajo ka karrierën e saj, që është e jashtëzakonshme, pavarësisht se është një karrierë pak e mbetur në hije, për shkak të ekspozimit tim më të madh.

Së dyti, të gjithë ata që na njohin të dyve nga afër, e kuptojnë që ne jemi dy njerëz të ndryshëm, pavarësisht se kemi një familje dhe fuqia e kësaj familjeje qëndron te komplementariteti. Nuk qëndron te fakti që jemi e njëjta gjë dhe mendojmë në të njëjtën mënyrë dhe konformohemi me njëri-tjetrin. Me Monikën kemi dy agjenda të ndryshme.

 Përplasen ato në ndonjë mënyrë?

Meta: Ato edhe përplasen, por secili ka rrugën e vet dhe ka agjendën e tij.

Ju doni të më thoni mua që në shtëpi ju personalisht nuk flisni kurrë për LSI-në?

Meta: “Mund të them që ne prej kohësh kemi pasur dhe kemi mendime të ndryshme për çështje të ndryshme politike. Madje edhe në kohën e LSI-së, kemi pasur pikëpamje të ndryshme për shumë çështje, dhe për fat të keq, koha i ka dhënë të drejtë asaj.

Por për pozicionin aktual, një gjë mund ta them me bindje dhe për këtë nuk më intereson shumë se kush e beson dhe kush nuk e beson, vendimet si president unë i marr vetëm si rezultat i bindjes sime përsa i takon Kushtetutës, interesit kombëtar dhe interesit publik.

Dhe mund të them që kam mjaft vërejtje gjithashtu për opozitën në tërësi, pavarësisht se cila forcë politike, sepse këtu nuk dua të bëj dallime. Nëse shumë shqiptarë largohen nga Shqipëria, kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë dhe qeverisjes. Por kjo është edhe përgjegjësi e opozitës dhe e mënyrës se si ajo reagon ndaj problemeve në vend, dhe sa i jep shpresë njerëzve”.

 

 

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Nuk ndalen tërmetet, një tjetër goditje në vend

Nuk ndalen tërmetet, një tjetër goditje në vend

Berisha: Rama ka frikë nga Basha

Berisha: Rama ka frikë nga Basha

Acari mbërthen Evropën/10 viktima dhe anulime fluturimesh

Acari mbërthen Evropën/10 viktima dhe anulime fluturimesh







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com