Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Flet doktoresha/ Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

5 vjet ago
in Kryesore
Flet doktoresha/ Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

Doktoreshë Kuneshka:  Defektet e lindura në zemër, si t’i dallojmë e kurojmë në kohë

Kontrolli në kohë mund të evitojë komplikacionet e mëdha  Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen 250- 300 fëmijë me defekte të lindura të zemrës. Prof. Ass. Numila Kuneshka, mjeke kardiopediatre, shefe e Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, në vijim të Ndërgjegjësimit mbi Sëmundjet e Lindura të Zemrës, thekson se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të jashtme që dallojnë fëmijët e lindur me këto probleme. Nëse prindërit vërejnë shenja të tilla si,  mosshtim të mirë në peshë, djersë të shtuara kryesisht në pjesën e qafës dhe të kokës, nxirja e lëkurës, nxirje të buzëve edhe jashtë aktit të qarjes, lodhje gjatë pirjes, frymëmarrje e shpeshtë, etj., duhet të drejtohen te mjeku pasi shenja të tilla paralajmërojnë për probleme kardiake. Në një intervistë për “Tirana Today” Kuneshka shpjegon edhe disa nga defektet e lindura në zemër si dhe mënyrën e evidentimit dhe kurimit të tyre.

Doktoreshë, çfarë janë defektet e lindura të zëmrës dhe si klasifikohen ato?

Defektet e lindura në zemër i klasifikojmë në disa grupe. Një pjesë e tyre janë defekte relativisht të thjeshta si defektet e ndarëseve të dhomave ose vrimat në zemër e që përbëjnë numrin më të madh të defekteve të lindura. Vrimat në zemër kur janë të vogla, mbyllen në pjesën më të madhe vetë gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës, por kur janë të mëdha kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u mbyllur. Ka defekte të tjera që shoqërohen me nxirje ose cianozë në lëkurë, gishta, duar, etj. Pjesa më e madhe e defekteve të lindura sot korrigjohen me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë që për defektet që janë shumë të rënda ose shumë komplekse, edhe kirurgjia më e përparuar në botë ka arritur të bëjë vetëm operacione ndihmëse, por jo kurim total.

Si mund të dallohen bebet me patologji të tilla?

Të gjitha nënat gjatë shtatzënisë duhet të ndjekin të gjitha këshillat e mjekut obstetër për të pasur një jetë dhe dietë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së shtatzënisë. Pas lindjes të vlerësojnë dhe t’i referojnë mjekut pediatër çdo shenjë që mund të tregojë për një defekt në zemër: mosshtimi i mirë në peshë, djersë të shtuara kryesisht në pjesën e qafës dhe të kokës, nxirja e lëkurës, buzëve edhe jashtë aktit të qarjes, lodhja gjatë pirjes, frymëmarrje e shpeshtë, etj., janë shenja që mund të sugjerojnë për probleme kardiake.

Në vendin tonë sa fëmijë lindin me defekte të tilla?

Defektet e lindura në zemër kanë një incidencë rreth 7-8 raste për 1000 lindje dhe nëse i referohemi numrit të lindjeve në shkallë vendi, kemi çdo vit 250-300 raste të reja me defekte të lindura të zemrës.

Kur mund të zbulohen këto defekte dhe a dihen shkaqet e tyre?

Një pjesë e tyre mund të zbulohen që në barkun e nënës, nëpërmjet ekzaminimit ekografik. Kjo varet nga cilësia e aparatit të ekografisë, të specializimit të mjekut që kryen ekzaminimin, konstitucioni i nënës, etj. Sot mjekësia akoma nuk është në gjendje të japë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Mendohet që është një shkak gjenetik dhe faktorë të ndryshëm, të cilët veprojnë gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë, që është periudha e krijimit të organeve. Faktorët që akuzohen më shumë janë sëmundjet e nënës, alkooli, duhani, medikamentet që merr nëna gjatë kësaj kohe, rrezatimet e ndryshme etj.

Evitimi i këtyre faktorëve mund të ndikojë në “moskrijimin” e defekteve?

Jo plotësisht, sepse është edhe faktori gjenetik që ne nuk mund ta evitojmë dot.

Sa i rëndësishëm është zbulimi që në bark i këtyre defekteve?

Fillimisht kjo shërben për informimin e prindit, që fëmija do të ketë një defekt. Problemi kryesor qëndron tek ato defekte që kërkojnë asistencë që në momentin e lindjes dhe është shumë e rëndësishme të dihet paraprakisht. Kështu bëhet e mundur që të transferohet gruaja shtatzënë për të lindur në një qendër terciare dhe jo në spitale të nivelit të dytë.

Çfarë është e rëndësishme sipas jush?

Depistimi në kohë. Sa më shpejt të diagnostikohen dhe sa më shpejt të trajtohen, aq më pak pasoja shkaktojnë në organet e tjera. Sot ne mundohemi të bëjmë një punë sa më informuese me mjekët obstetër-gjinekologë, pasi janë ata që ekzaminojnë zemrën e fëmijës akoma të palindur, me mjekët neonatologë, të cilët janë mjekët që kanë kontaktin e parë më fëmijën dhe mjekët pediatër në konsultore, të cilët janë ata që ndjekin fëmijën.

Sa fëmijë që vuajnë nga kjo patologji trajtohen në vit në QSUT?

Vitet e fundit në QSUT kryhen rreth 90- 100 ndërhyrje kirurgjikale të defekteve të lindura në zemër në vit. Është rritur gama e defekteve dhe është ulur mosha e pacientëve që operohen. Pas ndërhyrjes, këta fëmijë bëjnë një jetë normale ose afër normales në varësi të defektit që paraqesin. Kështu, fëmijët me vrima në zemër të operuar në kohën e duhur pas operacionit quhen të shëruar dhe bëjnë një jetë normale. Natyrisht, si çdo operacion mund të ketë komplikacione si menjëherë, ashtu edhe më pas.

a.b

Tags: Doktoreshë Kuneshkafemijetmjekuproblemet ne zemershendetizemra

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Nano, sharlatani që kemi merituar

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Valias / Po punonte në një banesë, bie nga lartësiae konsiderueshme 50-vjeçari

Kërcet arma në Tiranë/ Sherr mes 2 ortakëve të një pallati në ndërtim

Fushë-Krujë/ Plagosi pronarin e fasonerisë, në pranga autori Rrahmani







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com