Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Flet “bosi” i drejtësisë: S’kam para. Fëmijët m’i shkolloi vëllai. Edhe për pushime shkoj deri në Maqedoni!

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Flet “bosi” i drejtësisë: S’kam para. Fëmijët m’i shkolloi vëllai. Edhe për pushime shkoj deri në Maqedoni!

Gjatë mesditës është zhvilluar seanca në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Medi Bici, i cili ishte i pranishëm në seancë pa avokatë. Sipas ILDKPKI, Bici ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij, duke e fshehur atë.

Deklarim të rremë të pasurisë

ILDKPKI ka sjellë raport ku konstaton se deklarimi nuk është i saktë, pasi Medi Bici ka kryer fshehje të pasurisë, sikundër ka kryer deklarim të rremë. Bici rezulton të ketë një vilë 4-katëshe banimi në një truall 450 m2, e ndërtuar në vitet 93-96,  e legalizuar në vitin 2011, me vlerë të deklaruar ndërtimi 6 milionë lekë.

Sipas KPK, gjyqtari i lartë, Medi Bici, ka mospërputhje mes deklarimit të Vettingut në 2017 me deklaratat e vitit 2003 dhe 2011, në lidhje me katet, sipërfaqen dhe vlerën e banimit. Bici ka deklaruar edhe një pronë tokë bujqësore 2 mijë m2 në Manëz të Durrësit, një autoveturë “Crysler” të blerë në vitin 2003, në vlerën 10 mijë euro.

Vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve

Gjyqtari ka deklaruar se vëllai emigrant e ka ndihmuar për shkollimin e fëmijëve, në vlerën e 10 mijë eurove në total. Sipas KPK-së, gjyqtari i lartë ka deklaruar se vëllai i tij në Itali, i ka paguar 10 mijë euro për shkollimin e fëmijëve.

Bici ka edhe një llogari rrjedhëse prej 1.8 milionë lekësh në bankë. Gjyqtari ka paraqitur një deklaratë ku vëllai thotë se e ka ndihmuar për shkaqe vështirësie financiare. Subjekti ka paraqitur prova për këtë gjë. KPK-ja thotë se nuk rezulton që gjyqtari Medi Bici të ketë pasuri të fshehura në emër të tij apo të personave të lidhur me të.

DSIK ka dërguar raport për figurën e Medi Bicit, në të cilin konstatohet përshtatshmëri. Nga hetimi i KPK-së nuk ka dyshime se Medi Bici ka lidhje me persona të dyshimtë, nuk ka denoncime për të dhe nuk ka dyshime korrupsioni.

Medi Bici: Kam ndërtuar shtëpinë në një nga zonat e varfra të Tiranës

Medi Bici tha: “Po ju paraqes disa prova të reja, për të sqaruar e për të provuar se kur kam blerë tokën, isha banor në Shkozë, sepse para vitit 1990 nuk mund të blije tokë pa qenë banor i zonës. ILDKPKI përpara se të dilte në përfundime të tilla, duhet të shikonte dokumentat e të më thërriste.

Ndërtimi i shtëpisë zgjati 3 vjet, që kur e kam ndërtuar pak nga pak dhe që nga 1996 nuk kam vënë më dorë mbi të. Në shpjegimet e mia ju kam radhitur provat. Kam vetëm një shtëpi dhe asgjë tjetër. E kam ndërtuar shtëpinë në një nga zonat e varfra të Tiranës, e kam nisur këtë pasuri që në vitin 1986”.

Bici: S’kam pasur mundësi ti shkolloja fëmijët jashtë vendit, kam udhëtuar vetëm në Maqedoni

Në pasaportat diplomatike të miat dhe të familjes, nuk do të gjeni asnjë vulë. Kam udhëtuar vetëm në Maqedoni. Të tre fëmijët i kam shkolluar në Shqipëri, nuk kisha asnjë mundësi t’i shkolloja jashtë vendit. Jam emëruar gjyqtar në vitin 1994 dhe në vitin 1997, jam shpallur gjyqtari i vitit. E dini pse? Sepse kam punuar me ndershmëri e përkushtim”.

“Të dhënat tregojnë se për tre vite rresht kam patur rezultatet më të mira në vend si gjyqtar. Ju e dini që në vitin 1997, të gjitha çështjet e vështira të vendit u transferuan në Gjykatën e Tiranës. Megjithëse i fillova studimet me vonesë, unë mbaj medalje ari dhe jam doktor shkencash. Në Gjykatën e Lartë kam ardhur pas një karriere në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda. Unë jam gjyqtari që kam gjykuar vrasjen e studentes së Ekonomikut dhe të nënës ku një punonjës i SHIK-ut u dënua me burg të përjetshëm, unë jam gjyqtari që gjykova vrasjen e kambistit. Nuk më është refuzuar hyrja në asnjë vend. Kërkoj konfirmimin në detyrë”, shtoi Bici.

Komisionerja Etleda Çiftja pyeti: “Cila është arsyeja që sipas jush është dalë në këtë rezultat?”

“Duhet të jetë gabim, nuk u kanë kushtuar rëndësi provave dhe dokumentave”, theksoi Bici.

Vendimi për gjyqtarin e lartë Medi Bici, do të shpallet në datën 31 korrik, ora 14:45.

15 denoncime nga qytetarët

Për anën profesionale, KPK vlerëson se Bici ka aftësitë e nevojshme, ndërsa për të janë bërë 15 denoncime nga qytetarët.

Karriera

Në shpjegimet e tij, Bici tha se ka 41 vite punë, nga të cilat 21 në minierën e Valiasit. Ka nisur punë si gjyqtar në vitin 1997 e ka dhënë 3 dënime me vdekje, e dhjetëra me burg përjetë. Nuk ka pasur kontakte me persona të inkriminuar, ndërsa ka udhëtuar vetëm në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi. Bici thotë se mandati i tij në Gjykatën e Lartë përfundon pas 11 muajsh, e kërkon rikonfirmimin në detyrë.

Pjesë nga deklarata

Prisja vlerësim tjetër, duke pasur parasysh karrierën e gjatë.

Çfarë prisni nga komisioni?

Unë besoj.

Si e vlerësoni punën e Gjykatës së Lartë?

Gjykata e Lartë gjykon me 22% të kapacitetit, janë 25 mijë çështje, të tjerat mund t’i nxirrni vetë

Qytetarët duhet të vazhdojnë të presin për të marrë drejtësi nga Gjykata e Lartë?

Me këtë numër gjyqtarësh, vetëm çështjet emergjente mund të shqyrtohen. Merremi vetëm me to

I pyetur për disa detaje më shumë në lidhje me karrierën e tij, Bici ka thënë:

“Po ç’të të them unë ty për karrierën time? Gjithë karriera ime ka kaluar me çështjet kriminale, veç viteve të fundit ku kam kaluar në Gjykatën e Lartë. Prisja reagim tjetër nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kam besim tek procesi i Vettingut”.

 

 

 

Tags: gjyqtarMedi BiciVETTINGU

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Ndahet nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga

Fantastik Zlatan, tregolësh dhe përmbysje në fitoren e Los Angeles (Video)

Fantastik Zlatan, tregolësh dhe përmbysje në fitoren e Los Angeles (Video)

Për 20 ditë, 4 adoleshentë nga Shkodra i bënë zbor policisë franceze

Për 20 ditë, 4 adoleshentë nga Shkodra i bënë zbor policisë franceze

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com