Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Flamurtari dënohet 4 ndeshje pa tifozë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Flamurtari dënohet 4 ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendimin se cilët ekipe dhe lojtarë janë dënuar pas mbylljes së javës së shtatë, për sjellje anti-sportive në fushën e lojës. Është sërish Flamurtari që gjobitet me 100 mijë lekë, për sjellje të gabuar të tifozëve dhe dënohet me zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë. Ndërsa bie në sy edhe një dënim prej 5 ndeshjeve të lojtarit të Internacional, Julian Ferro pasi ka goditur me grusht kundërshtarin.

  1. “Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
  2. Zyrtari i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  3. Lojtari i FC “Internacional”, Julian Ferro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i KF “Besëlidhja” Kristi Memi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  5. Lojtari i KF “Besëlidhja”, Camara Oumar Tourad,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF “Vllaznia B”,Ervis Kraja, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Bylis”, Andreazzi Gregatti Luiz Henrique, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër “Tomorri”, në bazë të Nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF ‘Shënkolli”, Ruben Danaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e goditur me shpullë, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF ‘Naftëtari”, Klajdi Pepa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ermis Sulaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezillim nga aktivitetit.
  11. Lojtari i FC “Klosi”, Spiro Kordha,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e ofenduar me fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF “Velevciku” , Ervis Plishta, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. KF “Adriatiku Mamurras” për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tirana B” planifikuar të luhej më datë 22 Tetor 2017 , në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
  14. Zyrtari i KF “Kevitan”, Viktor Zuna, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të nenit 56 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b), dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes , në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS dënohen me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  18. Lojtari i KF “Skrapari” Jurgen Gogo, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) dhe 49/3 të KDS dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga çdo aktiviteti futbollistik dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  19. KF “Skrapari”, për shkak të shkeljeve disiplinore të lojtarit Jurgen Gogo, që kanë shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës, në bazë të Nenit 64/c dhe Nenit 65/3.b) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF “Elbasani” në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  20. Lojtari i KF “Tirana” U-19, Redi Veriu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i KF” Skënderbeu” U-19, Astrit Sulce, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  22. Lojtari i A.F. “Dinamo” U-19,Xhoel Peci, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  23. Lojtari i KF “Tirana B” U-19, Bektash Vasha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. Lojtari i KF “Butriniti” U-19, Redian Basha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  25. KF “Shkëndija B.T” U-17, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive te tifozerisë , në bazë të Nenit 13 të KDS do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  26. KF “Korabi” U-17” për mos paraqitje në ndeshje me KF “Brian” U-17 e planifikuar të luhej me datë 22 Tetor 2017 ,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  27. Pranimin e kërkesës së lojtarit Mario Bilo, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
  28. Pranimin e kërkesës së lojtarit Selaudin Cuno, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
  29. Rrëzimin e kërkesës së KF “Memaliaj”, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
Tags: 4 ndeshjeflamurtaritifoze

TË LIDHURA

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Next Post
Tahiri përfundon dëshminë: Beteja ime me Prokurorinë, mos e ktheni në debat politik

Tahiri përfundon dëshminë: Beteja ime me Prokurorinë, mos e ktheni në debat politik

Shënon dopietë për Legian, Sadiku: Ndryshimi i klimës ndikoi në formën time

Shënon dopietë për Legian, Sadiku: Ndryshimi i klimës ndikoi në formën time

DOKUMENTI/ Bashkia e Shkodrës në emergjencë, rrezikon mbylljen!

DOKUMENTI/ Bashkia e Shkodrës në emergjencë, rrezikon mbylljen!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com